Albanian Politics - Politika Shqiptare

Çmimi “Princi i Asturias” pёr shkrimtarin e letёrsisё sё vdekur Ismail Kadare
Nga Kastriot Myftaraj

Nё 4 tetor 1936, nё qendёr tё qytetit tё Oviedos, nё provincёn e Asturias, pikёrisht nё qytetin ku 73 vjet mё pas Princi trashёgimtar spanjoll do t’ i dorёzonte shkrimtarit Ismail Kadare çmimin me emrin e vet, komandanti i forcave komuniste qё kishin rrethuar qytetin, ish-minatori Otero, do t’ u drejtohej mbrojtёsve tё fundit tё qytetit, me thirrjen e fundit qё tё dorёzoheshin, duke u premtuar se do t’ u falej jeta, ndryshe do tё fillonte sulmi final ku do tё vriteshin tё gjithё. Pas 77 ditёsh rrethimi, duke filluar qё nga dita e parё e Luftёs Civile nё Spanjё, gjё qё e kishte bёrё Oviedon tё famshёm nё tё gjithё botёn si bastionin legjendar tё rezistencёs antikomuniste, nga 3000 mbrojtёs tё qytetit kishin mbetur mё pak se 500, dhe atyre pothuajse u ishte mbaruar krejt municioni. Megjithatё mbrojtёsit e qytetit refuzuan tё dorёzohen dhe komandanti i tyre, koloneli Antonio Aranda Mata u pёrgjigj me sloganin e nacionalistёve spanjollё, mbi tё cilin propaganda e Cominternit do tё ngrinte njё mal me spekulime: Viva la Muerte! (Rroftё Vdekja)

Kuptimi i kёtyre fjalёve ishte i qartё: Vdekja ishte mё e parapёlqyer se jeta nёn diktaturёn komuniste. “Better dead then red!” do tё ishte njё slogan amerikan i kohёs sё Luftёs sё Ftohtё dhe sot askush me mend nuk e quan atё monstruoz. Mbrojtёsit e Oviedos rezistuan dhe 12 ditё derisa nё 16 tetor forcat nacionaliste erdhёn nё ndihmё tё tyre duke i dhёnё fund rrethimit tё qytetit. Oviedo shpёtoi sepse ana nacionaliste antikomuniste nё luftёn civile u mbёshtet dhe u furnizua nga Gjermania Naziste dhe Italia fashiste. Nё tё kundёrt Oviedo do tё kishte rёnё nё duart e komunistёve dhe bashkё me tё e gjithё Spanja. E cila do tё kishte pasur fatin e Shqipёrisё. Atёherё mes Spanjёs dhe Shqipёrisё komuniste do tё kishte pasur shumё mё tepёr lidhje se ç’ tha Ismail Kadare dhe me siguri qё ky i fundit do ta kishte vizituar Spanjёn qё nё vitet pesёdhjetё, kur shkoi nё Moskё. Dhe Princi Felipe i Asturias sot do tё ishte diçka si Princi Leka i Shqipёrisё, duke qenё i lumtur nёse Republika paskomuniste spanjolle do t’ i jepte babait tё tij ndonjё pallat ku tё fusnin kokёn tё dy, si dhe ndonjё punё sa pёr tё marrё njё rrogё.

Atёherё ndoshta romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” do ta kishte shkruar ndonjё shkrimtar komunist spanjoll, para Kadaresё, me rastin e vajtjes sё ndonjё gjenerali italian nё Spanjё pёr tё marrё eshtrat e atyre 4000 ushtarёve italianё qё u vranё nё Spanjё duke luftuar kundёr komunistёve gjatё luftёs civile spanjolle. Musolini çoi nё Spanjё mbi 50 000 ushtarё si dhe njё sasi shumё tё madhe armatimesh dhe furnizimesh tё tjera, tё cilat sё bashku me ndihmёn ushtarake tё çuar nga Hitleri qenё vendimtare pёr fitoren e krahut antikomunist nё luftёn civile nё Spanjё.

Unё e kuptoj qё Princin e Asturias, babain e tij, Mbretin e Spanjёs, dhe qeverinё spanjolle kur nuk i pёrkujtojnё dhe falenderojnё sot ushtarёt italianё dhe gjermanё qё luftuan pёr ta shpёtuar Spanjёn nga komunizmi, por nuk i kuptoj dot kur i poshtёrojnё ata duke i dhёnё njё çmim kaq tё lartё pёr Spanjёn shkrimtarit qё ka shkruar njё roman kaq poshtёrues si “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” pёr ata qё e shpёtuan Spanjёn nga diktatura komuniste. Se romani “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur”, duke qenё i zhanrit tё demonologjisё sё propagandёs komuniste, ёshtё gjёja mё poshtёruese, demonizuese, qё ёshtё shkruar nё historinё e letёrsisё botёrore pёr tё vdekurit e njё vendi tjetёr, qoftё edhe tё konsideruar armiq, shumё vite pas luftёs. Edhe pse qё nё kohёn e Stalinit nё Bashkimin Sovjetik Britania e Madhe, Franca, SHBA etj., tёrhoqёn pa bujё eshtrat e ushtarёve tё tyre tё vrarё nё Rusi gjatё luftёs civile nё kёtё vend, letёrsia staliniste sovjetike nuk prodhoi njё roman kaq monstruoz. Madje kjo gjё nuk u bё as pas Luftёs sё Dytё Botёrore kur Gjermania dhe Italia tёrhoqёn nga Bashkimi Sovjetik eshtrat e ushtarёve tё tyre tё vrarё atje. Romani i Kadaresё duket edhe mё absurd, nё vetёlavdёrimin qё u atribuon shqiptarёve, pёr vrasjen e ushtarёve italianё, pёr faktin se pjesa mё e madhe e ushtarёve italianё tё vrarё nё Shqipёri, nuk qenё vrarё nga antifashistёt shqiptarё, por gjatё Luftёs Italo-Greke qё u zhvillua nё territorin shqiptar, si dhe qenё pushkatuar nga gjermanёt pas kapitullimit tё Italisё.

Ushtarёt italianё, por dhe gjermanё qё fyhen nё romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” u pёrkasin atyre dy ushtrive qё luftuan pёr ta shpёtuar Spanjёn nga diktatura komuniste. Duke parё se nё ç’ vend i mrekullueshёm ёshtё Spanja sot, ёshtё sigurisht pёr tё ardhur keq qё nё Luftёn e Dytё Botёrore nё Shqipёri italianёt dhe gjermanёt nuk u impenjuan aq seriozisht sa nё Spanjё pёr t’ i eliminuar komunistёt. Nёse do tё kishte ndodhur kёshtu, sot Shqipёria nuk do tё kёrkonte liberalizim vizash nga Bashkimi Europian, por do tё kishte qenё anёtare e tij prej shumё vitesh.

Gjёja tjetёr monstruoze nё romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur”, qё duhet ta kishte bёrё tё ndjeshёm Princin e Asturias, ёshtё se atje fyhen rёndё priftёrinjtё katolikё. Nё fakt, pavarёsisht nga titulli i romanit, personazhi kryesor atje nuk ёshtё gjenerali, por prifti qё e shoqёron atё. Nёse gjenerali paraqitet si komandanti i ushtrisё sё vdekur, prifti paraqitet si komisari politik i tij. Prifti paraqitet si njё njeri qё i urren shqiptarёt dhe qё ka dashur gjithmonё asgjёsimin e kombit shqiptar. Personazhi i priftit ёshtё letrarizim i urrejtjes sё regjimit komunist shqiptar ndaj klerit katolik dhe Vatikanit. Madje nё personazhin e priftit duket qartё se ёshtё paraqitur njё person real, shumё i urryer nga regjimi. Prifti paraqitet nё roman si njё jezuit, i cili kishte jetuar shumё vite nё Shqipёri para Luftёs sё Dytё Botёrore dhe gjatё saj, dhe qё kishte studiuar thellё jetёn, historinё, doket e shqiptarёve. Ky personazh i korrespondon njё personi real qё ёshtё jezuiti italian Giuzeppe (Zef) Valentini (1900-1979), shumё i urryer nga regjimi komunist, pёr shkak se shkruante dhe fliste kundёr tij edhe nё atё kohё. Por, e tepёrt tё thuhet, nuk ishte At Valentini ai qё e shoqёroi gjeneralin nё Shqipёri, por ishte njё kapelan ushtarak, siç ishte rregulli.

Personazhi i priftit nё romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” ёshtё produkti mё monstruoz dhe keqdashёs i letёrsisё botёrore tё realizmit komunist nё gjithё historinё e saj, sa u pёrket klerikёve, aq tё demonizuar nё kёtё letёrsi. Ismail Kadare ёshtё shkrimtari qё ka krijuar njё demonologji tё tёrё nё veprёn e vet sa i pёrket priftit katolik. Prifti katolik i demonizuar ёshtё personazhi mё i rёndёsishёm nё veprёn e Kadaresё. Nё romanin “Dasma”, prifti katolik ia jep malёsorit filxhanin e kafes duke e kaluar nёn kёmbёn e ngritur, sipas zakonit poshtёrues pё rata qё nuk kishin marrё gjakun. Kjo e bёn malёsorin qё tё niset fill e tё vrasё atё me tё cilin ishte nё gjak. Nё “Prilli i thyer” prifti katolik ёshtё ai qё studion shkaqet e rёnies sё numrit tё vrasjeve pёr gjak dhe kёrkon t’ i nxitё ato qё tё shtohen fitimet nga taksa e supozuar e gjakut.

Duke nderuar Ismail Kadarenё, aq mё tepёr nё Oviedo, Princi i Asturias ka poshtёruar nё radhё tё parё tё gjithё ata klerikё spanjollё qё u vranё nga komunistёt gjatё luftёs civile. Pёr ta, Paul Claudel do tё shkruante poezinё e famshme:

“Motёr Spanjё, e shenjta Spanjё- ti e bёre zgjedhjen pa ngurrim,

Njёmbёdhjetё ipeshkvё, gjashtё mijё priftёrinj tё masakruar-asnjё femohim”.

Ai mund tё kishte shtuar edhe 283 murgesha tё vrara. Shumё prej kёtyre priftёrinjve e murgeshave u vranё pikёrisht nё Oviedo, ku Princi i Asturias i dorёzoi çmimin Kadaresё. Nё Altarin e Kombit qё gjendet nё Valadolid, njё qytet jo larg Oviedos gjenden emrat e 54 594 civilёve tё vrarё nga komunistёt, tё cilёt gjithsej vranё 90 000 spanjollё.

Ceremonia nё Oviedo ku Kadare ishte pёrsёritje nё trajtё farse tragjike e kongresit tё shkrimtarёve qё Comintern organizoi nё Madrid nё 1937, nё kulmin e luftёs civile, ku shkrimtarё me prirje komuniste nga e gjithё bota u ftuan nё Spanjёn komuniste pёr tё gjetur frymёzimin pёr tё shkruar vepra qё do t’ i shёrbenin propagandёs sё Cominternit.

Aspekti mё qesharak i kёsaj historisё sё Çmimit “Princi i Asturias” qё mori Kadare ёshtё fakti se nё sallёn ku u bё ceremonia kishte mё shumё njerёz se sa ka Kadare lexues nё Spanjё. Ёshtё vёshtirё qё tё ekzagjerosh nё kёtё pikё, pёr faktin se nuk u tha asgjё pёr atё se cili ёshtё libri mё i shitur i Kadaresё nё Spanjё dhe sa kopje ёshtё shitur ai, dhe nё pёrgjithёsi sa kopje janё shitur librat e Kadaresё nё Spanjё. Spanja ёshtё njё vend ku funksionon ligji dhe ku regjistrohet pёr arsye fiskale çdo libёr i shitur. Kёshtu qё juria qё dha çmimin e dinte mirё se sa kopje nga librat e Kadaresё janё shitur nё Spanjё, por parapёlqeu tё mos e bёnte tё ditur kёtё gjё. Pёrndryshe ajo qё u bё e ditur me tё madhe ishte se sa para mori Kadare me kёtё çmim! Kёtu ёshtё e lejueshme tё nxirret pёrfundimi se spanjollёt kanё shpenzuar pёr blerjen e librave tё Kadaresё shumё mё pak para se ç’ u kushtoi atyre trilli i princit trashёgimtar pёr t’ i dhёnё Kadaresё çmimin me emrin e tij.

Cila ёshtё arsyeja pёr tё cilёn njё shkrimtari i jepet njё çmim nё njё vend dhe nё tё njёjtёn kohё mbahet sekret numri i kopjeve tё shitura tё librave tё kёtij autori nё atё vend? Arsyeja nuk mund tё jetё pёrveçse politike, aq mё tepёr ku personi emrin e tё cilit mban çmimi nesёr do tё jetё kryetar i shtetit nё Spanjё. Unё guxoj tё them se arsyeja pёr tё cilёn Kadaresё iu dha ky çmim nё Spanjё ёshtё diversioni i historic qё bёjnё qarqet antishqiptare ndёrmjet Shqipёrisё dhe Kosovёs. Derisa Spanja ёshtё vendi perёndimor qё mё sё shumti e kundёrshton pavarёsinё e Kosovёs (Greqinё dhe Qipron greke nuk mund t’ i llogaris si vende perёndimore), atёherё pёr kompensim i jepet ky çmim njё shkrimtari nga Shqipёria, nё mёnyrё qё t’ u thuhet shqiptarёve tё kёtej kufirit se nuk kemi gjё me ju, por e kemi vetёm me ata nё Kosovё. Kjo ka qenё politika tradicionale serbe, e induktuar tashmё edhe nё Madrid. Kuptohet se serbёt, nё pritje pёr tё mbaruar punё me shqiptarёt e Kosovёs, u kishin (kanё) rezervuar tё njёtin fat edhe shqiptarёve tё kёtej kufirit, kёtё herё nё aleancё me grekёt.

Unё jam i sigurt se juria qё i dha çmimin “Princi i Asturias” Kadaresё ёshtё e bindur se ai nuk meritonte jo mё kёtё, por as edhe njё çmim local nё Spanjё apo edhe gjetiu. Unё jam i sigurt se juria e ka tё qartё se Kadare nuk ёshtё shkrimtar, nё kuptimin serioz tё kёsaj fjale, por mё tepёr ka qenё njё letrarizues i shablloneve tё propagandёs sё regjimit komunist shqiptar. Kadare do tё duhet tё shpjegojё se pёrse ai qё nё moshёn 45 vjet pushoi sё shkruari romane voluminoze. Romani i tij i fundit voluminoz, “Koncert nё fund tё dimrit” i pёrfunduar nё 1981, u botua nё 1988. A mundet qё njё shkrimtar, i cili pёr pjesёn mё tё madhe tё jetёs kishte jetuar nё njё diktaturё komuniste, t’ i rezistonte joshjes pёr tё shkruar njё roman voluminoz gjatё 19 viteve qё ka jetuar nё liri tё plotё? Sigurisht qё jo! Atёherё pёrse Kadare nuk e ka shkruar njё roman tё tillё? Kёtu ёshtё e vёshtirё tё mos dyshosh se dy romanet voluminoze tё Kadaresё janё vepra kolektive tё shkruara nga shkrimtarё tё burgosur, tё internuar, ose qё nuk lejohej botimi nga regjimi, si Vedat Kokona me shokё.

Por, edhe sikur Kadare t’ i ketё shkruar vetё dy romanet e veta voluminoze, “Dimri i vetmisё sё madhe” (“Dimri i madh” dhe “Koncert nё fund tё dimrit”), kjo vetёm se e kompromenton atё si propagandist tё regjimit. Nё kёto dy romane tё Kadaresё paraqitet historia e prishjes sё marrёdhёnieve mes Shqipёrisё dhe Bashkimit Sovjetik, respektivisht Kinёs, jo ashtu siç ka ndodhur, por ashtu siç do t’ i pёlqente Enver Hoxhёs tё kishte ndodhur. Nё romanin e Kadaresё pёr prishjen sovjeto-shqiptare del sikur pas ftohjes sё marrёdhёnieve mes dy palёve me rastin e mbledhjes sё Bukureshtit, sovjetikёt vendosin tё marrin nёn kontroll me forcё bazёn ushtarake tё Vlorёs, dhe se marrёdhёniet diplomatike sovjeto-shqiptare ndёrpriten zyrtarisht nga pala shqiptare nё dimrin pas Mbledhjes sё Bukureshtit. Kur e vёrteta ёshtё se sovjetikёt vendosёn tё largohen nga baza e Vlorёs, gjё qё Hrushovi ia tha Enver Hoxhёs gjatё takimit tё tyre nё Moskё (Kadare nё roman falsifikon dialogun qё u botua nё Vepra 19 e Enver Hoxhёs), se marrёdhёniet diplomatike i ndёrpreu e para pala sovjetike nё fund tё vitit 1961. Kjo ёshtё njёlloj sikur Shollohovi tё kishte shkruar njё roman pёr Luftёn e Dytё Botёrore ku tё pёrshkruheshin gjёrat sikur Stalini e refuzonte ofertёn e Hitlerit pёr paktin famёkeq mes dy vendeve, tё nёnshkruar nё Moskё!

E njёjta lojё bёhet dhe tek romani “Koncert nё fund tё dimrit” ku gjёrat paraqiten sikur prishja shqiptaro-kineze erdhi disa muaj pasi u njoftua se presidenti amerikan amerikan do tё vizitonte Kinёn (1971), kur kjo prishje ndodhi shtatё vjet mё vonё dhe u bё nga kinezёt dhe jo nga Enver Hoxha. Imagjinoni sikur Shollohovi tё shkruante njё libёr ku tё tregohej se nё Luftёn e Dytё Botёrore nuk kishte pasur fare takime tё Stalinit me Roosevelt dhe Churchill, as koalicion sovjeto-britaniko-amerikan dhe se Stalini e fitoi luftёn i vetёm!

Ismail Kadare pёr kёto gjёra shfajёsohet duke thёnё se ai bёn letёrsi, por problemi ёshtё se ai nё letёrsinё e tij sistematikisht tjetёrson historinё e Shqipёrisё, nё pikat mё delikate tё saj. Nёse Kadare do tё trillonte ngjarje dhe personazhe duke i vendosur nё mjedis utopik letrar, kjo nuk do tё kishte asgjё tё keqe, por ajo qё bёn ai i ka tё gjitha tё kёqijat. Vepra e Kadaresё ёshtё njё demonologji pёr kombin dhe njeriun shqiptar. Shembulli mё i mirё i kёsaj ёshtё “Prilli i thyer” ku e gjithё Shqipёria e Veriut, nё dy anёt e kufirit, paraqitet sikur edhe nё vitet tridhjetё tё shekullit XX ёshtё nёn pushtetin kanunor tё njё princi mesjetar qё paraqitet si Drakula, sikur mban Librin e Gjaqeve nё kullёn e tij, dhe atje shkojnё tё gjithё ata qё kryejnё vrasje pёr gjakmarrje qё tё paguajnё taksёn e gjakut. Princi i gjakmarrjes, sё bashku me priftёrinjtё katolikё, mendojnё ditё e natё si tё nxitin gjakmarrjen pёr tё rritur tё ardhurat nga taksa e gjakut. Kur e vёrteta ёshtё se nuk ka pasur as libёr tё gjaqeve, as taksё tё gjakut dhe as njё princ qё tё kishte njё pushtet tё tillё nё dy tё tretat e hapёsirёs shqiptare. Ky roman ёshtё demonologjia mё e tmerrshme qё ёshtё shkruar ndaj kombit dhe njeriut shqiptar.

Po “Pallati i ёndrrave”, do tё thonё ithtarёt e Kadaresё. Por ёshtё e qartё se “Pallati i ёndrrave” nuk ёshtё gjё tjetёr veçse “Ёndrra e pallatit” tё diktatorit, tё cilёn Kadare e letrarizoi, duke ia çuar si kumt tё pёrpunuar Perёndimit.

Pёr ta mbyllur kёtё shkrim me njё tjetёr ngjarje qё ka ndodhur pikёrisht nё tetor, nё fillim tё luftёs civile nё Spanjё, dhe kёtu fjalёn e kam pёr episodin nё Universitetin e Salamankёs, nё 12 tetor 1936, nё mbledhjen e pёrkujtimit tё ditёs kur Kristofor Kolombi arriti nё Amerikё qё ёshtё festё nacionale nё Spanjё, e njohur si Dia de la Raza. Atje shkrimtari dhe studiuesi i njohur spanjoll Miguel Unamuno pati njё incident me gjeneralin nacionalist Millan Astray. Miguel Unamuno, i cili njihej pёr ndjenjat e tij kundёr nacionalistёve antikomunistё, kishte shkuar megjithatё nё krah tё gruas sё shefit tё krahut antikumonist, Gjeneralit Franco. Miguel Unanomo, nё mёnyrё krejt tё pandershme, shkaktoi njё incident nё kohёn qё Gjenerali Millan Astray bёri ritin tradicional tё pёrshёndetjes sё Legjionit Spanjoll, tё famshёm nё botё. Riti pёrfshinte fjalёt “Rroftё Vdekja” derisa çdo legjionar e quante veten dhёndёrr tё vdekjes. Deri mё atёherё riti nuk kishte shqetёsuar asnjё njeri nё Spanjё, por tashmё qё Legjioni luftonte nё krahun antikomunist, dhe slogani i tij ishte pёrvetёsuar nga krejt forcat antikomuniste spanjolle, e gjithё kjo fitonte njё simbolikё tjetёr. Unamuno e quajti thirrjen si nekrofili, çka shkaktoi zemёrimin e gjeneralit Astray qё thirri: Vdekje inteligjencёs! Shkrimtari antikomunist Jose Maria Peman u çua dhe thirri: Jo! Rroftё inteligjencia! Vdekje intelektualёve tё kёqinj!

Unamuno reagoi duke iu drejtuar gjeneralit: Ju do tё fitoni se jeni shumё brutalё, por nuk do tё bindni!

Koha do tё tregonte se komunistёve spanjollё nuk u mungoi brutaliteti nё kёtё luftё, tё cilёn e humbёn se pёr shkak se pala tjetёr pati mё tepёr ndihmё tё huaj, nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste. Ndryshe nga ç’ profetizoi Unamuno, antikomunistёt spanjollё fituan dhe bindёn dhe provё pёr kёtё ёshtё Spanja e sotme, tё cilёn kur Franco e dorёzoi nё 1975, pas 40 vjetёsh sundimi, nuk provoi asnjё nga vёshtirёsitё e vendeve komuniste pёr tё bёrё tranzicionin. Gjenerali Astray kur kёrkonte vdekjen e intelektualёve e kishte fjalёn pёr intelektualёt e kёqinj, ata qё donin ta bёnin Spanjёn diktaturё komuniste, si shkrimtari, Frederico Garcia Lorka, apo si Julien Benda qё nё librin e tij tё famshёm “La Trahison de clercs” (i pёrkthyer saktё nё anglisht me titullin “Tradhtia e intelektualёve”) kishte bёrё apel pёr angazhimin politik tё intelektualit, nё sens majtist. Julien Benda do tё shkonte nё Madridin e kontrolluar nga komunistёt, pak kohё pas ngjarjes nё Universitetin e Salamankёs, pёr tё marrё pjesё nё Kongresin e shkrimtarёve tё organizuar nga Cominterni, si farsё propagandistike, duke treguar se cfarё kuptonte ai me intelektualin e angazhuar. Intelektual i angazhuar i Benda ishte njё luftёtar se ky gjatё vizitёs nё Spanjё, kur shkoi nё front, do tё qёllonte dhe me mitraloz nga llogoret komuniste. A kishte faj pra Gjenerali Astray kur kёrkonte vdekjen e intelektualёve tё tillё? Gjenerali Astray dhe shokёt e tij tё armёve i bёnё njё shёrbim tё mirё Spanjёs duke e pastruar nga intelektualёt e kёqinj. Por sot, ata qё pёrfituan nga kjo, si Princi Felipe, jetojnё me kompleksin e fajit pёr kёtё gjё, prandaj u japin çmim njerёzve si Kadare, intelektualёve tё kёqinj demonologё.

Ironia ёshtё se Ismail Kadare ёshtё njё shkrimtar i vdekur, ekuivalenti letrar i impianteve tё mёdha industriale tё regjimit komunist qё vdiqёn bashkё me tё, me dёshtimin me sistemit komunist. Ismail Kadare qё mori çmimin nё Oviedo ishte njё zombie-shkrimtar, i ngjallur nga “vuduizmi” i llojit tё jurisё sё Çmimit “Princi i Asturias”. Miguel Unamuno, megjithё fjalёt qё i tha gjeneralit Astray doli i gjallё nga mbledhja dhe nuk pati asnjё pasojё, por vdiq nё shtratin e vet, nё shtёpi. A do tё kishte ndodhur kjo gjё me njё intelektual qё do t’ u fliste nё kёtё homologёve komunistё tё gjeneralit Astray? Gjenerali Astray e pёrmbajti veten dhe me kortezinё proverbiale tё aristokratit spanjoll i tha Unamunos 72 vjeçar: Merr krahun e zonjёs! Kjo do tё thoshte qё ai tё largohej i qetё, ashtu siç kishte ardhur nё krah tё zonjёs qё ishte me tё dhe qё kishte nodhur tё ishte gruaja e shefit tё Gjeneralit Astray. Zonja i zgjati krahun Unamunos dhe tё dy u larguan nga salla.

Sikur kjo skenё tё ishte pёrsёritur me Ismail Kadarenё nё ceremoninё e mbajtur nё Oviedo, kjo do t’ i kishte bёrё nder Spanjёs.

2009

kmyftaraj@yahoo.com

http://groups.yahoo.com/group/albanianpolitics/message/1126

Shqipëria Etnike dhe padronët komunistë ateistë
Nga Broz Simoni

Marr nga TribunaShqiptare.com

TribunaShqiptare.COM

Çlirimi i Shqipërisë e gjeti vendin tonë të zhvilluar në të gjitha fushat e artit dhe të kulturës, si letërsi shqipe e të përkthyer në të tëra llojet e gjinive letrare. E gjeti me teatër, muzikë e kinematografi, folklor, gjuhësi, etnografi, filateli. E gjeti me biblioteka me literaturë të pasur vendase dhe të përkthyer nga kreyveprat e letërsisë botërore, posaçërisht evropiane perëndimre dhe muzeume arkeologjike nga më të pasurit. Kishim pra një kulturë brilante.

Në të gjithë këto lloje arti e kulture, një meritë të padiskutueshme, për të mos thënë parësore e pati kleri katolik, veçanërisht ai i Shkodrës. Në qoftë se qytetin më verior të Atdheut, Shkodrën, e quajnë dhe është djepi i kulturës shqiptare, vulë të pashlyeshme në shekuj kanë për të pasur klerikët katolikë. As servili më profan s’mundtë belbëzojë të kundërtën. “Janë klerikët ata që vazhdonin të zhvillonin edhe në fushën letraro – pedagogjike një veprimtari të dendur përmes shkollave fetare, të ulëta dhe të mesme, si ajo e Jezuitëve me 1887 dhe ajo e Françeskanëve me 1882″.

“Kushdo që e njef historinë e Krishtënimit në Shqipëri, – shkruan z. Sami Repishti, me banim në SH.B.A. – dhe rolin që ka luejtë popullisa e Kleri Katolik në vendin tonë që nga zanafilla…, arrin përfundimin e paevitueshëm se çdo gja që ka të bajë me Shqipninë dhe mbijetesën e popullit Shqiptar, mban në bërthamën e vet elementin Shqiptar Katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojt toka shqiptare, aty u majtën lidhjet e pandërpreme me Europën”. Po ç’qëndrim mbajti ndaj kësaj trashëgimije të pasur kulturore e klerit katolik pushteti?

Filloi shkatërrimet me kulm e themel të objekteve kulturore që u përkisnin françeskanëve e jezuitëve, sepse, sipas tyre, do të “helmonin” mendjet e të rinjve të dalë nga lufta dhe brezit të ardhshëm revolucionar.

Në një shkrim të Lame Kodrës, pseudonim i Sejfulla Malëshovës, lexojmë: “Kam dëgjuar se në disa rrethe (intelektualësh B.S.) ka tendenca që Faik Konica e Fishta të fshihen fare nga defteri… Faik Konica, Fan Noli dhe Fishta janë fytyrat më të mëdha të Shqipërisë në fushën e kulturës”. Për këtë thënie të ish ministrit të parë të kulturës shqiptare të cilin më vonë diktatura e la në hije, në “Historinë e Letërsisë Shqiptare të Realizmit Socialist” shkruhet: “S. Malëshova ishte për integrimin e kulturës antipopullore çifligaro – borgjeze në kulturën e re. Letrarët reaksionarë, si: Gj. Fishta, F. Konica etj., ai i vinte barabar përsa i përket rëndësisë për Shqipërinë socialiste…

Dhe dihet si u veprua nga filokomunistët injorantë me eshtrat e Fishtës, të cilat ia zhvarrosën për t’ia hedhur në lumin Drin. Ky veprim makabër sllavo – bizantino – komunist nxiti poeten Tringë Dukagjini që në dhe të huaj, Itali, të shkruajë vargjet:

“Kur të varrosën / edhe gurët kjanë /. Kur të zhvarrosën, / të shkelën e të shanë. / Eshtrat rrugicave, prap i gëlltiti dheu, / dhe ti mbete pa varr, si Skënderbeu.”

Citojmë nga shkrimi i profesor Sami Repishtit, i cili konkludon: “Kleri shqiptar katolik asht grupi fetar ma i persekutuem në tanë Europën Lindore. Kleri Katolik ka qenë i vetmi grup i caktuem “Për Asgjësim” nga kriminelët e rregjimit komunist dhe në një masë të madhe ia ka mrritë qëllimit. Ata kanë njoftë për së afërmi jetën dhe vuejtjet e Klerit e popullsisë Shqiptare Katolike, ashtu si e kam jetue unë vetë për vite tëgjata në Shqipëri, kanë krijue përshtypjen e pashlyeshme se rrezistenca antikomuniste në Shqipni ka qenë ma e ndërgjegjshme, ma masive dhe ma pa kompromis në mesin e kësaj popullsie, viktimë e terrorit të kuq.”

Në letërsinë e “realizmit” socialist vërshuan krijues pa kurrfarë përvoje letrare, mjaftonte të kishin kohë për të zhgarravitur e librat u botoheshin si specat në varg për tu vendosur pastaj nëpër vatrat e kulturës të kooperativave bujqësore, salla leximi reparteve ushtarake, biblioteka të shkollave 8 -vjeçare e të mesme. Shumica prej tyre mbetën stoqe, pa iu lexuar asnjë faqe. Kjo letërsi ishte uniforme, sikur i kishte shkruar një dorë, mjaftonte që ideologjia e partisë dhe “mësimet” e Enver Hoxhës ta përshkonin si “një fill i kuq”.

Në një këso librash shkruhej: “Ne s’kemi hall për tokën dhe për mollët, / (Ti Qazo, këtë mirë le ta dish) / Ne duam trutë e zemrat të shartojmë / , në trungun e përbashkët socialist.”

Në këtë amalgamë krijimesh bën pjesë edhe libri “Akuzojmë fenë” i Hulusi Hakos që po marrim në analizë, faqet e të cilit mund të jenë shfletura nga ndonjë komisar politik në reparte ushtarake për t’u lexuar rekrutëve të rinj në të ashtuquajturën “orë e punës politike”, ose sekretar partie për t’u bërë edukimin “ateist” masave.

Ky librë është botuar pas fjalimit të Luciferrit Enver Hoxha me 6 shkurt 1967. Është një “prozë dokumentare” ku janë montuar materiale të gjuajtura në arkivin e Ministrisë së Brendshme ose të fallsifikuara nga vetë autori. Faqja tre e këtij libri hapet me një citat të K. Marksit: “Braktisja e fesë si një lumturi e rreme e popullit, ishte kërkesa e lumturisë së tij të vërtetë.” “Këtë libër “akuzues të fesë” thotë autori se ia kushton rinisë të shkollës së mesme, “N. Frashëri”, Durrës. Kuptohet, që këtë dhuratë pa vlerë, ia kushton asaj rinie të pashpresë që për pesëdhjetë vjet nuk mundi të shohë gjë përtej hundës së vet në Shqipërinë – burg, rrethuar me tela me gjemba.

Libri është mbushur me citate tashmë të dalura jashtë kohe, të bracuara nëpër veprat e pluhurosura të marksizëm – leninizmit e thënie të ish – diktatorit. Nëprë faqet e tij, si të kishte dalë nga fundi i ferrit dantesk, shprehet një urrejtje biologjike e mllef mesjetaro – bizantin ndaj klerikëve katolikë, duke i quajtur “veladonzez”, të lidhur me gjithfarë armiqsh imagjinar, të fabrikuar me urdhër nga lart dhe të “pasuruara” nga imagjinata e shpërlarë ateiste e autorit. Ky i fajëson klerikët për faje të pabëra, vetëm se ashtu i është mbushur mendja, si: për prapambetjen e gruas shqiptare, të cilën e la të mbuluar e të mbështjellë në branavekë për pesëqind vjet pushtim turk, të cilës diktatura i zhduku rrobën kombëtare dhe i veshi një palë pantallona gjoja se po e “emancipon”, mashtron për priftërinjë që gjoja u kërkojnë besimtarëve nga një kokë berre (dele) për ditën e pranverës, për priftërinj që mbajnë ditar vetiak për poshtrësirat që bëjnë si puna e priftit të Kërcinajt në rrethin e Mirditës që shënon, gjithnjë sipas autorit: “10 korrik 1954; 10 babune drith; 31 dhjetor 1954; shuma në arkë 27 985, mirëfort prej zotit…”

Ndërsa me 30 maj 1956, (me siguri “dejshëm” prifti i atij fshati me emër qesharak B.S.) në ditar shënon: “Pagëzova 16 fëmijë, 17 gra në uratë, bekova 260 shtëpi, kungova 172 vetë, por me u shpërblye u shpërbleva pak…” Sipas autorit, të gjithë këtë volum pune prifti e ka bërë brenda një dite. Kësaj i thonë: Shpif, shpif, se diçka mbetet: Të mos kishte qenë prifti, autori, bashkë me shokë, do ta kishte shpallur “Hero të punës socialiste”. “Akuzojmë fenë për rolin reaksionar… kuhndër lëvizjes punëtore, kundër demokracisë, paqes së vërtetë dhe socializmit”, – përfundon kapitullin e parë akuzuesi.

Në të vërtetë Marksi në “Manifestin komunist” të vitit 1848 u bënte thirrje punëtorëve që të këpusin zinxhirët e robërisë së tyre, por Daniel Robs në “Historinë e Kishës” shkruan se qysh në vitin 1822 (d.m.th. 26 vjet para Marksit B.S.), prifti Lemenais, në dy artikuj, (nënvizimi im), të botuar në “Kujtime të përtej varrit”, duke u nisur nga vizioni kristian i shoqërisë… qenë ndër të parët që filluan trajtimin e çështjeve shoqërore. Në vitin 1931, me rastin e 40 – vjetorit të shpalljes së “Rerum NOvarum”,Papa Piu XI botoi enciklikën e vet me temë shoqërore të titulluar “Viti 40″. Aty trajtoheshin çështje shoqërore në relacion me situatat e reja të krijuara në botë…, por gjithmonë duke marrë si orientim ato që ishin thënë në Enciklikën e Leonit XIII. “Komunizmi, – thekson Papa Piu XI, – është për zhdukjen e plotë të pronës provate, zbaton në formën më të egër luftën e klasave dhe është armik i betuar i Zotit dhe i kishës”.

Philipe Bucher, në vitin 1829, nëntëmbëdhjetë vjet para Marksit, në emër të parimeve të krishtera, kritikoi rreptë rendin shoqëror të kohës, padrejtësitë, skandalet duke ia kaluar për rreptësi edhe shpirtit luftarak të Marksit. “Feja dhe traditat e përhapura më pas, – shkruan autori, – nuk ishin në gjendje të zhduknin krejtësisht të parat”.

Ai, pa dashje, pohon një të vërtetë të padiskutueshme. Tingëllon si paradoksale dhe ishte një nismë donkishoteskee regjimit komunist që festat fetare, si të Krishtlindjeve, Pashkëve, ditëve të shenjtorëve etj, t’i zëvendësonte me hiuje festash të improvizuara në tavolina heretikësh ku me marrëveshje “unanime”, nga frika e njëri – tjetrit, vendosej të festoheshin Dita e formimit të Partisë Komuniste, Revolucioni Socialist i tetorit, ditëlindja e E. Hoxhës, dita e formimit të kooperativës bujqësore, e shumë marrina të tjera.

Një kapitull në vete në librin prej 179 faqesh “Akuzojmë fenë”, zë edhe ky “zbulim”. “Feja vegël e pushtuesve, e politikës së tyre reaksionare të armiqve të kombit tonë”.

Që fenë e krishterë nuk e solli asnjë pushtues, kjo dihet. Ajo i ka rrënjët në Shqipëri që në fillimet e lulëzimit të saj në Evropë. Rreth vitit 61 pas Krishtit, Shën Pali Apostull, erdhi edhe në Iliri (Durrës) për të përhapur e propaganduar fenë e re të krishtërimit. Ai nuk ishte pushtues, por dëshmues i një feje të vërtetë.

Ismail Kadare shkruan: “Për një habi të pashpjegueshme qartë, dy nga popujt më të moçëm e kokëshkretë të rajonit, shqiptarët në Veri dhe kretasit në Jug bënë kthimet e para në fenë islamike… Askush s’mund të shpjegojë gjer në fund enigmën”. Askund Kadareja nuk thotë se pushtuesit turq erdhën në Shqipëri. Historikisht shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre pagane. Konvertimet në fe të tjera i kanë bërë vullnetarisht, sipas preferencave. Në fund të fundit fakti është se janë bërë.

G. Kastelan, në “Historia e Ballkanit”, shkruan: “Pati në fillim vendosje kolonësh nga Anadolli… këta turq ishin myslimanë. Por pati edhe konvertime shqiptarësh… të cilët udhëtarët i cilësonin si “turq” dhe që silleshin shpesh si të tillë…, sepse besnikëria e tyre ndaj Islamit kishte bërë që të zhdukej tek ata përkatësia në grupe kombëtare.”

Nga të parët tanë ne trashëgojmë cilësi pozitve dhe negative të cilat ua lëmë si atavizma pasardhësve.

Poeti i Rilindjes sonë kombëtare, N. Frashëri thotë:

Mos thuaj se vdes njeriu,

Se është fjalë çilimiu,

Tek i biri jetëgjati

Është fshehur i ati.

Kjo thënie e poetit iluminist po shihet fare qartë tek qëndrimet që millosheviqët e rinj, trashëgimtar të karaxhiqëve po mbajnë ndaj vëllezërve tanë të një gjaku, kosovarëve.

Ashtu si autori akuzues hulumtoi në Arkivat e shtetit dhe i shfrytëzoi ato dokumente për të vjellur vrerë ndaj klerikëve katolikë, edhe zhbirilues të tjerë, për hir të së vërtetës, gërmojnë në fondin e Shtabit të Përgjithshëm për të pasqyruar saktësisht atë që përgojohet ndaj brigatave të ushtrisë nacional – çlirimtare në Kosovë. Citojmë dosjen 447, Fondi i Shtabit të Përgjithshëm, Brigada e Pestë dhe e gjashtë, komisar Ramiz Alia: “Në bashkëpunim me divizionin e tretë e të njëzetedytë Jugosllav, pasi këta na komunikuan urdhërin… vumë në ndjekje të reaksionarëve kosovarë Brigadën e 5 – të (Shevqet Peçin)… Janë asgjësuar 68 “reaksionarë”. Pastaj si i mblodhën qindra kosovarë, i mashtruan gjoja se do t’i çonin në “shtetin amë”. I tutën pak, i drejtuan nga Shkodra, pastaj i ngjitën prap lart me tortura, i vranë udhës e në Tivar…”

Kësaj i thonë të tradhëtosh e shesësh interesat kombëtare te armiku shekullor serb e jo të akuzohen klerikët katolikë që në unitet predikuan e u përpoqën për një Shqipëri Etnike. Autorit nuk i ka pëlqyer ose ka qenë i udhëzuar të mos ballafaqojë të vërtetën, përkundrazi e ka shtrembëruar atë për t’ua bërë qejfin padronëve komunistë.

Një mendimtar i madh ka thënë: “Kush nuk do të arsyetojë, është një fanatik, kush nuk di të arsyetojë, është njeri i marrë, kush nuk do të arsyetojë, është një skllav.”

Ata që kanë bërë historinë sikur futen tek skllevërit.

Nuk ka si të jetë në shërbim të armiqve një klerik katolik që jep kushtrimin: “Çohi, o bij të Skënderbegut, / turq e t’kshtenë, mos t’u ndajë feja! / Çohi e bini në fushë t’bejlegut, / tue gjimue ju porsi rr’feja.”

Ishin klerikët katolikë që ngritën zërin lart nëprë diplomacitë e Evropës dhe kryengritjet e parreshtura të popullit shqiptar që e detyruan diplomacinë evropiane t’i vërë gishtin kokës e ta shpallë Shqipërinë të pavarur. Ishte një smirë e diktaturës për klerikët, të cilët kishin bërë shumë më tepër për Atdheun me motivin “Fe e Atdhe” se sa pushtetmbajtësit e rinj.

Gjusti thotë: “Smira është vesi më i prapë, më i turpshëm që ndyn zemrën njerëzore. Smirëziu, duke e parë veten më poshtë se të tjerët e duke mos pasur cilësi për t’u lartësuar, si dëshiron, jeton në një luftë të përhershme me veten e të tjerët.”

Citojmë: “postulatin” refren të paprovuar as nga autori akuzues, as nga paraardhësit e tij, dishepull i të cilëve është: “Një nga krerët më reaksionarë të katolicizmit, Gj. Fishta që në vitin 1933 në Hagë do të deklaronte: “E ta dijë bota mbarë se At Fishta s’asht ma shqiptar”. Për këtë thënie të Fishtës që gjoja e paska shprehur në Hagë, akuzuesi sqaron në shënimet e tij se e paska marrë nga libri “Historia e Shqipërisë së Re”, f. 11, me autor N. Ivanaj. Kjo akuzë një refren i paskrupull i kalemxhinjëve të diktaturës, i ngjan asaj këpuce shkarpë të hedhur në mes të rrugës si e pavlerë,të cilën e kap një qen, e zhungullon dhe duke e kuptuar se është e pavlershme, e hedh pak më larg për ta kapur ndonjë qen tjetër i uritur… Me sa kuptohet, akuzuesi nuk ka njohur ose nuk ka dashur ta dijë një polemikë të Fishtës me M. Ivanaj, ish Ministër i Arsimit në Qeverinë e Zogut, pas Hilë Mosit, për çështjen e mbylljes së të gjitha shkollave private me një dekret të datës 23 prill 1933, ku thuhej: “Shkollat private, çdo kategori qofshin, që kanë veprue deri sot, mbyllen.” Shkolla e pater Gjergjit u mbyll dy ditë pas daljes së dekretit, me 25 prill 1933. Fishta përlotshëm tha: “Shqipnia le të rrnojë edhe pa ne”.

Me atë dekret u mbyllën edhe shkolla të tjera private, si shkollat private industriale të italianëve, shkollat katolike të Shkodrës, Instituti Qirias, Instituti Kenedy, shkollat e komunitetit muhamedan, etj.

Për sa i përket vargut që cituam më lart, ai është shkëputur nga konteksti i poezisë “Metamorfoza”, një poezi satirike botuar në përmbledhjen e stirave të Fishtës “Anzat e Parnasit”, botuar në vitin 1909. Komentet e atij vargu janë bërë nga studiues seriozë të jetës e veprës së Fishtës dhe nuk kemi ç’të shtojmë më tej. Por duam të theksojmë se me atë varg, smirëzinjtë janë përpjekur të shpifin e spekullojnë për të zhvlerësuar meritat e Fishtës si atdhetar, i cili vikat: “Urra!, po djelm! Shqyptar kushdo ka le. / N’mos mujtet Shqyptar me metë, Shqyptar t’hijë n’dhe!” Ne, kur flasim për jetën e Fishtës duhet ta kuptojmë se flasim për jetën e Shqipërisë.

Autori, faqe pas faqeje, duke shfrytëzuar Arkivin e Shtetit (Fondi i Klerit), me pikësynim që të rëndojë sa më shumë klerikët, për qëndrimin e tyre antikomunist, citon nga dokumentat e më sipërm: “Klerikët tradhëtarë shfrynin: “Mallkuar qofshin komunizmi dhe partizanët!…, u bënin thirrje besimtarëve për t’u ngritur në luftë…”

Nuk ka si u bëhet më nder klerikëve katolikë, të cilët i bënin thirrje popullit të ngrihej në luftë kundër komunizmit. Ata e dinin shumë mirë se ç’farë e keqe e “dreq i kuq”, si e vulos Fishta, ishte komunizmi, metastazat e të cilit kishin filluar të përhapeshin edhe në Shqipëri, si në mbarë Evropën. Në revistën “Hylli i Dritës”, organ i klerit katolik që e drejtonte Fishta lexojmë: “Ndodhitë e Spanjës dëftojnë shka asht bolshevizmi: nji rregjim rrënimi, shkatërrimi e gjaksish…”. Priftërinjtë ishin të ndërgjegjshëm se retë e zeza të komunizmit të kuq do të mbulonin qiellin shqiptar dhe se viktimat e para do të ishin klerikët katolikë. Dhe vërtetë, për atë që kishin frikë, ajo i gjeti. Filluan menjëherë pas çlirimit arrestimet e pushkatimet në masë të gjerë.

Kur u pushkatua Pater Anton Harapi, Enveri, për servilizëm, i thotë ambasadorit jugosllav në Tiranë: “E pushkatuam Pater Anton Harapin”. “Ambasadori i përgjigjet se të gjithë klerikët katolikë janë pater Anton Harapë, prandaj duhen zhdukur.”

Përmes këtij dialogu kuptojmë se çdo udhëzim për eleminimin e klerikëve diktohej nga udbashët jugosllavë. Komunizmi, i ulur këmbëkryq në Shqipëri, ishte një rregjim gjaku e urie, i bazuar në gënjeshtra e terror. Një diktator ka htënë për një diktaturë më të egër se e vetja: “Komunizmi është një organizm i çorganizuar në mënyrën më të përsosur dhe nuk është gjë tjetër veçse personifikim i degjenerimit njerëzor”.

Akuzuesi orvatet të trajtojë edhe çështje e edukatës në të cilën ndikon feja, kuptohet, për keq. Ai shkruan: “… kur feja lindi dhe vuri dorë edhe në edukatën morale, këtu ajo ka luajtur rolin më shkatërrimtar dhe reaksionar”. Është një shpifje e paskrupullt. A është feja ajo që jep një edukim të shëndoshë moral a s’është asnjë lloj shkolle, e aq më pak shkolla jonë e revolucionarizuar që e mbështeste edukatën në mësimet e m – l, të partisë e të E. Hoxhës. Tek fëmijët jepej një edukatë fallco që nuk zuri fare rrënjë tek shoqëria. Moralizime të tilla të thata, si: “të vëmë interesin e përgjithshëm mbi atë personal, prona e përbashkët socialiste është e shenjtë, partia nëna jonë, ishin vetëm një çorientim i fëmijëve për të cilat ato nuk u ndërgjegjësuan asnjëherë. Prona e përbashkët, jo vetëm që nuk u arrit të quhej e shenjtë, por përkundrazi u shpërdorua duke filluar nga masat e rrënuara punëtore e fshatare e deri tek krerët e lartë të pushtetit njeringrënës. Duke hequr edukatën fetare të fëmijëve, u zhduk ajo ndjenjë njerëzore që jepej në familje: Mos e bëj, se është gjynah”. U zhduk humanizmi njerëzor dhe u zëvendësua me humanizmin e përgjithshëm proletar, pa adresë të dashurisë për sllavë, rusë e kinezë…

George Kastelan, në librin “Historia e Ballkanit”, shkruan: “Edhe ikja dramatike e shqiptarëve 14 – vjeçarë, që donin të shihnin dritat e Brindisit, treguan jo vetëm mangësitë e edukimit në familje, por edhe dështimin e plotë të formimit ideologjik të të rinjve të Enver Hoxhës.”

Si mund të edukohet keq moralisht një fëmijë me mësimet e fesë së krishterë kur niset nga këto parime morale:

“O Zot, më bëj vegël të paqes sate,

Ku është mëria, të sjell dashurinë,

Ku është fyerja, të sjell faljen,

Ku është përçarja, të sjell mirëkuptimin,

Ku është mashtrimi, të sjell të vërtetën,

Ku është dyshimi, të sjell besimin,

Ku është dëshpërimi, të sjell shpresën,

Ku është terri, të sjell dritën,

Ku është pikëllimi, të sjell gëzimin”.

(Urata e Shën Françeskut)

Papa Wojtila, Gjon Pali i Dytë predikon:

“Ideologjia marksiste dhe shthurja morale kanë ndikuar që disa njerëz të mendojnë që të ndërtojnë një shoqëri më të mirë pa Zotin, por përvoja na mëson se shoqëria pa Zot zvetënohet e njeriut i hiqet gjëja më e shtrenjtë.” Libri “Akuzojmë fenë”, ka një kapitull, i parafundit, që titullohet: “Viti 1967″. Në “kokë” citatin: “Revolucioni përmbys një botë të tërë, dhe jo më një traditë” (E. Hoxha. 22).

I gjithë ky kapitull është mbushur me “heroizmat” e rinisë “që me duart e saj prishi kishat dhe xhamitë” dhe i ktheu, kuptohet, me urdhër të partisë, në palestra sporti e salla kinemaje. Shteti i diktaturës së proletariatit nga ky vit e pas, vazhdoi jo akuzat, por një shfarosje totale të klerikëve. Në Shqipëri u ringjall një Holokaust tjetër ndaj tyre, pa i lënë gjë mangut atij të Hitlerit ndaj hebrenjve. Emrat e klerikëve katolikë të terrorizuar, varë e pushkatuar me gjyq e pa gjyq, gjenden në gazetat “Liria” e “Kushtrimi” të vitit 1992 dhe më hollësisht në librin e dr. Pjetër Pepës, “Viktimat e Diktaturës”, “Portrete Klerikësh Katolikë” të ipeshkvit të Shkodrës, dom Zef Simonit, etj.

“Viti 1967 do të hyjë në historinë e sotme të Shqipërisë si vit i vendimeve dhe zhvillimeve katastrofike për kulturën shqipëtare, ideologjinë shoqërore dhe prangat shpirtërore që i vuri trurit të kombit”.

Pikat kulmore të luftës kundër klerit janë vitet 1944 – 1946 sipas udhëzimeve të jugosllavëve dhe 1967 – 1968, sipas shembullit të revolucionit kinez. As sundimtarët e egjër turq nuk i rrafshuan nga themelet institucionet fetare katolike si veproi diktatura komuniste, por u bë ajo që thotë populli: “Çohu prift të ulet hoxha”; d.m.th. u kthyen në xhami. Ajo që ngjau tek ne në ato vite, kishte ndodhur edhe në Perandorinë Romake, por atëhere ishte fjala për shtet i cili në emër të fesë pagane luftonte atë që mbështetej në Ungjillin e Krishtit. Në Shqipëri shteti zhduku çdo shfaqje fetare në emër të ateizmit të mbështetur në një sistem universal.

“Ndërsa në shqipëri shkatërroheshin kishaat dhe xhamitë me “Kushtetutë ateiste” dhe shpallej shteti i parë pa Zot, në Poloni, Hungari, Rumani, Çekosslovaki, Gjermani Lindore dhe sidomos në Jugosllavi, ku komunizmi ka qenë më i moderuar, priftërinjtë dhe hoxhallarët kryenin shërbimin fetar me vetura nëpër kisha dhe xhami luksoze.”

Komunitetet shqiptare donin t’u “jepnin mend” edhe vendeve të Lindjes… Kësaj i thonë: Eja baba, të të tregoj kufinjtë ose të tregohesh më katolik se Papa.

Gjatë vitit 1967 e më pas u botuan me dhjetëra libra ku “demaskohej” kleri. Disa prej tyre, pa pretenduar për cilësinë e sasinë e tyre, ishin: 1. “A ka ekzistuar Krishti?” T. 1967. Libërth anonim, shkruar nga “qoftëlargu”.

2. “Mbi fenë”, V. I. Leninit, J. V. Stalinit dhe Mao Ce Dunit.

3. “Mbi gruan” T. 1967, broshurëz simë sipër me sitate Co.

4. “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, autor Rakip Beqaj, pa vit botimi, por, meqë në parathënie shkruhet “Ky botim që po del me rastin e 25 – vjetorit të çlirimit të Atdheut, pohuar nga Prof. Dr. Jup Kastrati, me një llogari të vockël del viti 1969, dy vjet më vonë nga shembja e kishave… “asht rezultat gjurmimesh dhe hulumtimesh, pre disa vjetësh nga ana e autorit”, – shkruan parathënësi i parathënies së “veprës”. Ky është një libër mbushur me mllef kundër klerit katolik të Shkodrës, pavarësisht se në titull pretendohet për “Klerin katolik Shqiptar”.

5. “Gjurmat të çojnë në qelë” T. 1969, tirazhi 12 000 kopje, autor Ilo Bodeci. Është një roman ku priftërinjtë jo vetëm që janë lidhur me agjentura të huaja e banditë, por njëri prej tyre na vuaka edhe nga sëmundja e inçestit dhe kryen marrëdhënie me njeriun që me të ka lidhje gjaku, Luçien, por që një prift tjetër përmes rrëfimit ua fal këtë mëkat…

6. “Cuca e Maleve” T. 1967, (dramë), autor gazetari Loni Papa. “Dramaturgu” me të vetmen dramë, nuk mundi të gjejësubjekt për veprimtarinë e ndonjë popi që helmoi mësuesin që u mësonte fëmijëve gjuhë shqipe, por bëri personazh të veprës së tij priftin katolik, dom Markun, që, sipas autorit, është i lidhur (si të gjithë priftërinjtë e tjerë) me banditë dhe që u vë gurë në shpinë besimtarëve për të larë mëkatet.

7. “Shembja e idhujve” autor Skënder Drini. Përmes këtyre veprave autori mundohet të patjetër të fajsojë priftërinjtë që të justifikohej në turmë e drejta e eleminimit fizik të tyre. Kjo të kujton atë anekdotën që është bërë qesharake, sipas së cilës duhej varur njëri prej tre rrobaqepësve të fshatit, sepse i vetmi kovaç i atij fshati kisht ekryer një krim që dënohej me vdekje. 8. Muzeu Ateist i Shkodrës me autor Niazi Vadahi është një shtupë letre me vrerë e helm ndaj klerit katolik…

Autorët e mësipërm, shkrimtarë pa vepra, me krijime të tilla bastardhe, jo vetëm që kërkonin të “shartonin tru e zemra” në “trungun socialist”, por kishin përfitime materiale: qëndronin në qytete dhe merrnin leje “krijuese” për të masturbuar nëpër Arkivat e Shtetit, siguronin një dhomë shtëpi më tepër në apartamente ose të drejtë studimi për fëmijët e tyre, pavarësisht nga niveli i dijeve, mjaftonte që dilnin “kuadro besnikë të partisë”. Ç’është më e keqja, krijuesit e sojit të mësipërm, me “veprat” e tyre “shkencore” morën dhe tituj shkencorë, që mund t’i gëzojnë edhe tani dhe shteti demokratik mund t’i shpërblejë.

Për priftërinjtë vazhdonte Kalvari i mundimeve, gjyqet e hakmarrjes komuniste më të egra se ato të mesjetës. Javë për javë shpalleshin dënime me vdekje, konfiskime pasurishë dhe bashkë me ta përvetësime vlerash kulturore e shkencore të lëna në dorëshkrim nga priftërinjtë, të cilat ndonj pseudoshkenctar i ka mbledhur si plaga qelbin dhe i publikon pikë – pikë “pa rënë në sy2, pa u hequr asnjë presje, por vetëm duke i kthyer në gjuhën e ashtuquajtur të përbashkët letrare.

Vetëm Fishta la 700 faqe krijime të daktolografuara, ndërsa gjuhëtari Justin Rrota, lajmëronte përmes revistës “Kumona e së Dielës”, vj. 5, nr. 45, 8 nëntor, 1942 se do tinte në shtyp pjesën e parë të morfologjisë me titull: “Gramatika e gjuhës shqipe”. “Gjer më sot nuk ka asnjë të dhënë të sigurtë që të mund t’na vinte në dijeni se ku ndodhet ky libër në dorëshkrim”, – shkruan dr. i shkencave gjuhësore z. Mina Gero.

S’duhet të harrojmë se gjatë revolucionit kulturor u shkatërruan nga themelet kisha të urdhërave katolike, domenikane e françeskane të shekullit të 13 – të, që kur ata u futën në Shqipërinë katolike.

Të tilla ishin: Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, me piktura murale origjinale që i shërbenin popullit analfabet të lexonte përmes tyre “Biblën” “thonë se kisha e Dejës (Dagno), kje e ndreqme me shpenzime të Skanderbegut lexojmë në “Historinë e Skanderbegut simas gojëdhanave” të priftit katolik Marin Sirdani. U la në harresë gjatë viteve të diktaturës, megjithëse s’kish ç’të rrafshohej në kishën e Shën Bakut, Shën Shirqit a Shna Prendës, si e quan populli atë kishë 700 – vjeçare të ndërtuar në vitin 1290, në shekullin e 6 – të nga perandori Justinian. Është një ndër tri kishat më të vjetra të Ballkanit. Kishës vazhdon t’i afrohet çdo vit rrjedha e lumit Buna, deri sa një ditë ta rrëmbejë e pasardhësve t’ua tregojmë si legjendë: “Na ishte një herë një kishë në Shirq…”.

U gremis nga themelet Kisha e Zojës së Shkodrës, e cila ishte një ndër më të vjetrat në Shqipëri. Kjo kishte edhe vlera të pakrahasueshme arkitektonike. Kandidati i shkencave, Mikel Prendushi shkruan: “Kisha e Zojës së Nju Jorkut, është ndërtuar në ngjasim arkitektural me atë të Kishës së Zojës në Shkodër”. Për këto shkatërrime katastrofike nga histeria e shfrenuar komuniste populli i prekur në shpirt thoshte: “Zoti s’ka nevojë me na l’shue tërmetin, se ka prue djalli Enverin e Mehmetin”.

Feja në vitet 1967 – 1990, u duk se ishte harruar, por rrënjët e saj të nëndheshme lëviznin dhe i ngjante një ajzbergu që pjesën më të vogël e ka mbi sipërfaqe. Këtë e tregoi thënia e meshës së parë në varret e Rrmajit me 11 dhe me 16 nëntor, pas një heshtjeje të gjatë 23 – vjeçare në të cilën morën pjesë mbi 33 mijë besimtarë të feve të ndryshme që jetonin në harmoni prej shumë shekujsh në këtë qytet.

Fenë e krishterë s’arritën ta zhduknin Perandorët e Romës e as Sulltanët e Stambollës e jo më ta gjunjëzonin liliputët me tru të tredhur, konformistët komunistë shqiptarë.

Nga faqet e fundit të librit autori e ka zgjeruar gjeografinë e akuzës duke gjykuar për “vdekje” vendet Perëndimore, Papët e Romës etj. Citojmë fragmentin: “Prej vetë thelbit të tij Vatikani ka qenë dhe mbetet armik i paqes dhe i klasës punëtore, armik i socializmit dhe i m – l”.

Tani autori është shprehur qartë dhe s’ka pasur arsye të pluhroset nëpër qilaret e Arkivave të Shtetit për t’na mbushur mendjen se armiqësia që paskan Vatikani e kleri për socializmin e m – l, qenka shkaku që diktatura i akuzoi, burgosi, internoi e zhduku fizikisht predikatorët e paqes e vllazërimit dhe jo se kanë qenë antikombëtarë të lidhur me armiq të pushtetit e mashtrues të popullit, si është munduar t’na mbushte mendjen akuquesi pa kurrfarë faktesh bindëse. E pse luftuan e luftojnë me fjalë marksizmin si ideologji ateiste, kjo është puna e tyre, ashtu si dogmatiku marksist ka të drejtën e tij që t’i dojë e mos t’i lëshojë aspak mendimet e veta…

Mjafton t’i kujtojmë “bukinistit” Papën e sotëm, Gjon Palin e Dytë që mban “Çmimin Nobel për Paqen” dhënë në vitin 1992 për rolin e madh që ka luajtur për përmbysjen e komunizmit në Evropën Qendrore e atë Lindore e bekimet e Tij për shuarjen e vatrave të luftës në të gjithë globin. Janë më shumë vlerë për të sotmen e të ardhmen e popujve fjalët profete të Papës së sotëm, Wojtila, që thotë: “Një demokraci pa vlera mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapur siç po na e tregon historia”.

E përsërisì, se klerikët katolikë u asgjësuan nga diktatura komuniste vetëm e vetëm se kritikuan hapur komunizmin si kundërshtarë të fesë e përhapjes së ideologjisë ateiste në popull.

E përfundoj këtë analizë modeste të atij libri akuzues të fesë duke shpresuar që rilindja e saj në Shqipëri të ndikojë në ringjalljen shpritërore të këtij kombi të martirizuar në gjithë historinë e ekzistencës së tij e Paja të mbretërojë në zemrat e të gjithëve.

Çka mësojnë fëmijët në Arabinë Saudite?
Çka mësojnë fëmijët në Arabinë Saudite?

Data: Wednesday, 24 May 2006

Lënda: Fe

Tanimë një kohë të gjatë shkollat publike në Arabinë Saudite janë të përmendura për demonizimin e Perëndimit, si dhe të të krishterëve, hebrenjve dhe të gjithë “mosbesimtarëve.” Por pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 – në të cilat 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditë – mendohej se kjo do të ndryshonte.

Tekstet mësimore saudite. (Pas heqjes së intolerancës)

Nga Nina Shea

E Diel, 21 maj, 2006

Tanimë një kohë të gjatë shkollat publike në Arabinë Saudite janë të përmendura për demonizimin e Perëndimit, si dhe të të krishterëve, hebrenjve dhe të gjithë “mosbesimtarëve.” Por pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 – në të cilat 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditë – mendohej se kjo do të ndryshonte.

Më 2004 një grup studiuesish nga oborri mbretëror saudit erdhën në përfundim se reformat janë të nevojshme pasi kurrikulumet e studimeve fetare në Arabinë Saudite “e inkurajojnë dhunën kundër të tjerëve, dhe i nxisin gabimisht nxënësit të mendojnë se për të mbrojtur fenë e tyre ata duhet t’i shtypin dhe madje t’i eliminojnë fizikisht ‘të tjerët’.” Që atëherë qeveria saudite vazhdimisht ka deklaruar se i ka ripunuar tekstet shkollore.

Princi Turki Al-Faisal, ambasador i Arabisë Saudite në Amerikë, ka punuar në mënyrë agresive për të shpërndarë këtë porosi. “Mbretëria i ka rishikuar të gjitha praktikat dhe materialet arsimore, dhe ka larguar çdo element që s’është në përputhje me nevojën për arsimim modern,” – kishte thënë në një turne të tijin të vonshëm nëpër disa qytete amerikane. “Jo vetëm që kemi mënjanuar atë që mund të shihej si intolerancë nga tekstet e vjetra shkollore që ishin pjesë e sistemit tonë, por kemi zbatuar një plan të brendshëm gjithëpërfshirës për revizion dhe modernizim.” Qeveria saudite madje kishte bërë një reklamë njëfaqëshe në New Republic dhjetorin e kaluar duke u mburrur me suksesin e saj për “modernizimin e planeve tona mësimore për t’i përgatitur më mirë fëmijët tanë për sfidat e së nesërmes.” Para një viti një zëdhënës ambasade deklaroi: “Ne i kemi recensuar kurrikulumet tona mësimore. I kemi hequr materialet që nxisin urrejtje dhe jotolerancë ndaj njerëzve të feve të tjera.” Ambasada është duke shpërndarë edhe një dokument 74-faqësh mbi reformën e kurrikulumit për të treguar se tekstet shkollore janë moderuar.

Problemi është se: Këto pohime nuk janë të vërteta.

Një analizë e disa teksteve zyrtare saudite për studime islame që janë përdorur gjatë këtij viti akademik zbulon që, me gjithë deklaratat e kundërta të qeverisë saudite, ideologjia e urrejtjes ndaj të krishterëve dhe hebrenjve dhe myslimanëve që nuk e ndjekin doktrinën vehabiste ende mbetet pjesë e sistemit të shkollave publike. Tekstet mësojnë një vizion dualist, duke e ndarë botën në besimtarë të vërtetë të Islamit (“monoteistët”) dhe në jobesimtarë (“politeistët” dhe “të pafetë”).

Ky indoktrinim fillon në tekstin e klasës së parë dhe mëpastaj riafirmohet dhe zgjerohet në çdo vit, duke kulminuar në tekstin e klasës së 12-të, që i udhëzon studentët se detyrimi i tyre fetar përfshin xhihadin kundër të pafeve me qëllim të “përhapjes së fesë.”

Freedom House i ka kuptuar këto sepse Ali Al-Ahmedi, disident saudit që është në krye të Institute for Gulf Affairs, na i ka dorëzuar një duzinë tekstesh shkollore fetare që gjoja janë pastruar nga Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite. Kopjet e tij nuk i ka siguruar nga qeveria, por nga mësuesit, administruesit dhe familjet fëmijët e të cilëve janë nxënës të shkollave saudite, që i kanë nxjerrë ato një nga një.

Disa nga burimet tona janë shiitë dhe sunitë nga traditat jovehabiste – njerëz që etiketohen në këto tekste si “politeistë” ose “të lajthitur” ose “të këqij” – të tjerët janë vetëm të mllefosur që këta libra bëjnë fare pak për t’i përgatitur nxënësit e rinj për botën moderne.

Më pas ne i angazhuam dy folës arabë të pavarur për t’i përkthyer ato secili veç e veç.

Feja është themeli i ideologjisë politike të shtetit saudit; ajo është gjithashtu lëmë kyç në arsimin saudit ku studentëve u mësohet interpretimi i Islamit i njohur si Vehabizëm (lëvizje e themeluar 250 vjet më parë nga Muhamed ibn Abd Al-Vehhabi) dhe që pasqyrohet në këto tekste shkollore.

Dijetarët vlerësojnë se brenda kurrikulumit të shkollave publike saudite studimet islame përbëjnë çerekun ose një të tretën e orëve mësimore në një javë, në arsimin e ulët dhe të mesëm, dhe disa orë çdo javë në shollën e lartë. Mësimdhënësit që vënë në dyshim ose s’pajtohen me interpretimin zyrtar të Islamit mund të pësojnë ndëshkime të ashpra. Në nëntor 2005 një mësues saudit që kishte bërë komente pozitive për hebrenjtë dhe Dhiatën e Re ishte larguar nga puna dhe ishte dënuar me 750 fshikuj dhe burgim. (Ai ishte amnistuar pas protestave publike dhe ndërkombëtare.)

Sistemi i shkollave publike në Arabi Saudite përfshin 25000 shkolla, me rreth 5 milionë nxënës. Veç kësaj, Arabia Saudite ka akademi të veta në 19 kryeqytete të botës, përshirë edhe një jashtë Uashingtonit, në Fairfaks Kaunti, që i përdorin disa prej këtyre teksteve.

Arabia Saudite gjithashtu u shpërndan tekstet e veta fetare gjithandej botës shkollave islamike dhe medreseve që nuk i kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pa u brengosur me statusin historik periferik dhe sektar të Vehabizmit, Arabia Saudite po përpiqet të afirmojë veten si zëri autoritativ në botë i Islamit – si një “Vatikan” për Islamin, siç kanë deklaruar disa zyrtarë sauditë – dhe këto tekste janë pjesë integrale e këtyre përpjekjeve. Si vë re edhe raporti i komisionit për sulmet e 11 shtatorit: “Madje edhe në vendet e begata, shkollat vehabiste të financuara nga Saudia janë shpeshherë të vetmet shkolla islamike.”

Arsimi është në qendër të debatit për lirinë në botën myslimane. Prijësi i Al-Kaidës Usama bin Laden, e kupton këtë fare mirë; së voni në një audioincizim ai mallkonte të gjithë ata që do t’i “ndryshonin kurrikulumet shkollore”

Pasazhet në vijim — të nxjerra nga po ata libra që citohen në dokumentin 74-faqësh për reformimin e kurrikulumit që tani po shpërndahet nga Ambasada Saudite – janë duke i trajtësuar pikëpamjet e brezit të ri të sauditëve dhe myslimanëve në tërë botën. Nëse mbesin të pandryshuara, ato vetëm do të forcojnë dhe të thellojnë urrejtjen, intolerancën dhe dhunën ndaj feve dhe kulturave të tjera. A këtë e quan Riadi reformë?

KLASA E PARË

“Çdo fe përveç Islamit është e rreme.”

“Mbushni vendet bosh me fjalët e sakta (Islam, ferr): Çdo fe përveç ­________ është e rreme. Kush vdes jashtë Islamit do të hyjë në ______.”

KLASA E PESTË

“Kush i bindet Profetit dhe pranon njëjësinë e Zotit nuk mund të mbajë shoqëri besnike me ata që e kundërshtojnë Zotin dhe Profetin e Tij, edhe nëse ata janë kushërinj të vet më të ngushtë.”

“Është e ndaluar për myslimanin të jetë shok besnik i dikujt që nuk beson në Zotin dhe Profetin e Tij, ose i atyre që e luftojnë fenë e Islamit.”

“Myslimani, edhe nëse jeton larg, është vëlla yti në fe. Nëse dikush kundërshton Zotin, edhe nëse është vëllai yt në familje, ai është armiku yt në fe.”

KLASA E GJASHTË

“Ashtu si kanë qenë të suksesshëm në të kaluarën kur janë bashkuar në përpjekjet e tyre të sinqerta për t’i përzënë kryqtarët e krishterë nga Palestina, arabët dhe myslimanët sërish do të dalin fitimtarë, dhëntë Zoti, kundër hebrenjve dhe aleatëve të tyre nëse qëndrojnë të bashkuar dhe luftojnë një xhihad të vërtetë për hir të Zotit, sepse është në fuqi të Zotit ta bëjë këtë.”

KLASA E TETË

“Siç është cituar nga Ibn Abbasi: Majmunët janë hebrenjtë, njerëzit e Sabbatit; ndërsa derrat janë të krishterët, të pafetë e bashkësisë së Jezuit.”

“Zoti i ka thënë Profetit të Tij, Muhamedit, për hebrenjtë, se nga disa pjesë të librave të Zotit [Torës dhe Ungjijve] ata kanë mësuar se vetëm Zoti vlen të adhurohet. Përkundër kësaj, ata shfaqin besime të rreme nëpërmjet idhujtarisë, fallthënies dhe magjisë. Duke vepruar në këtë mënyrë ata i nënshtrohen djallit. Nga mëria dhe armiqësia ata i duan njerëzit e gënjeshtrave në vend të njerëzve të së vërtetës. Prandaj ata janë të mallkuar dhe Zoti na paralajmëron që të mos bëjmë si ata.”

“Ata janë hebrenjtë, të cilët Zoti i ka mallkuar dhe me të cilët Ai është aq i hidhëruar saqë Ai kurrë më nuk do të jetë i kënaqur [me ta].”

“Disa nga njerëzit e Sabbatit Zoti i dënoi duke i shndërruar në majmunë dhe derra. Disa prej tyre u bënë adhurues të djallit, dhe jo të Zotit, nëpërmjet flijimeve, lutjeve, kërkimit të ndihmës dhe formave të tjera të adhurimit të djallit. Disa hebrenj e adhurojnë djallin. Edhe disa pjesëtarë të këtij kombi e adhurojnë djallin, dhe jo Zotin.”

“Aktivitet: Studenti duhet të shkruajë një ese për rrezikun nga imitimi i të pafeve.”

KLASA E NËNTË

“Konflikti ndërmjet kësaj umma-je (bashkësisë myslimanë) dhe hebrenjve dhe të krishterëve i ka bërë ballë kohës, dhe do të vazhdojë aq sa të dojë Zoti.”

“Është pjesë e urtësisë së Zotit që lufta ndërmjet myslimanëve dhe hebrenjve do të vazhdojë deri në ditën e gjykimit.”

“Myslimanët do të triumfojnë ngase janë me të drejtën. Ai që është me të drejtën gjithmonë do të fitojë, edhe nëse shumica e njerëzve janë kundër tij.”

KLASA E DHJETË

Teksti i klasës së dhjetë për jurisprudencë mëson se jeta për jomyslimanët (si dhe për gratë, dhe rrjedhimisht, edhe për skllevërit) vlen vetëm sa një pjesëz e jetës së një “burri të lirë mysliman.” Paratë e gjakut janë shpagim që i bëhet viktimës ose familjes së viktimës për vrasje ose lëndim:

“Taksa e gjakut për një të pafe të lirë. [Sasia e saj] është gjysma e parave të gjakut për një burrë mysliman, qoftë ai nga “ithtarët e librit”, qoftë nga të tjerët (jo nga “të librit”, d.m.th. paganë, zoroastrianë etj).

“Paratë e gjakut për një grua: Gjysma e parave të gjakut për një burrë, në përputhje me fenë e tij. Taksa e gjakut për një grua myslimane është gjysma e parave për një burrë mysliman, dhe taksa e gjakut për një grua jomyslimane (kafir) është sa gjysma e parave për një burrë jomysliman.”

KLASA E NJËMBËDHJETË

“Përshëndetja “Selamu alejkum [Paqja qoftë mbi ty]” është vetëm për besimtarët. Ajo nuk mund t’u thuhet të tjerëve.”

“Nëse shkoni në një vend ku ka myslimanë dhe të pafe, duhet të ofroni përshëndetjen për myslimanët.”

“Mos iu bind atyre [të krishterëve dhe hebrenjve] në rrugë të ngushtë në shenjë nderimi dhe respekti.”

KLASA E DYMBËDHJETË

“Xhihadi në rrugën e Zotit – që përbëhet nga lufta lundër pabesimit, shtypjes, padrejtësisë dhe bërësve të tyre – është kulminacion i Islamit. Kjo fe është ngritur nëpërmjet xhihadit dhe nëpërmjet xhihadit është ngritur lart flamuri i saj. Ai është një nga veprat më fisnike, që të afrojnë te Zoti, dhe prej akteve më madhështore të bindjes ndaj Zotit.”

Nina Shea është drejtoreshë e Qendrës për Liri fetare në Freedom House.

The Washington Post Company

Marr nga Rruzull.net

MBI organizaten arabo-terroriste “RAHMAMERCY” !
Ky mesazh na ka ardhur sot dhe jeni të lutur ta lexoni me kujdes dhe seriozitet:

<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="425" height="344" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="allowFullScreen" value="true" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="src" value="http://www.youtube.com/v/12EfZtAdE3U&hl=en_GB&fs=1&" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="344" src="http://www.youtube.com/v/12EfZtAdE3U&hl=en_GB&fs=1&" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true"></embed></object>

Th3W0rldIsMin3 has sent you a message:

Mesazhi im derguar mediave “shqiptare” MBI organizaten arabo-terroriste “RAHMAMERCY” !

To:ethnicalboz,albpol,kevinhdchannel,unitedalbania007,dajasef,msnmix,illyrianprince,thealbanians,chibis007,labmali,trazuar,kosovoseals,sadjola,albanianvip1987,2bilderberg,ealanaj,arvanitarius,eyeslikeaneagle,potri147,albanianarchlord,renea222,th3w0rldismin3

PER CDO TE RE DO JU NJOFTOJE NJEKOHESISHTE EDHE JUVE !

TE SHOHIM SE CILAT NGA KETO MEDIA “SHQIPTARE” JANE ME TE VERTET SHQIPTARE !

ME POSHTE MESAZHI IME ME TE GJITHA TE DHENAT DHE TE GJITHA ADRESA KU KAM DERGUAR MESAZHIN !

Mund te dergoni edhe ju nje mesazh ne lidhje me kete turperim te madh ndonje media tjeter ose organi politik “shqiptar” apo te njejtin mesazh qe kam derguar une po te njejtave adresa ! Keshtu degjueshemeria jone vetem qe rritet !

Faleminderit !

( per ata qe sdijne shqip apo nuk e dijne mir por qe jane me te vertet iliro-shqiptar te vertet ! , for those who don’t know albanian but are true illyro-albanian ! )

I demand you to … more

Zëvendësimi i politikës nga spektakli
Botuar tek gazeta Shqip

www.adrinurellari.com

Adri Nurellari

Zgjedhjet e këtij viti në aspektin e komunikimit politik shënuan një hap të ndjeshëm përpara, njëherazi cilësor dhe sasior jo vetëm si pasojë e rëndësisë së madhe të këtyre zgjedhjeve për palët që morën pjesë por edhe si rrjedhojë e reformës elektorale. Pikësëpari vlen të përmendet se më shume sesa një fushatë që niste nga hiçi disa javë para zgjedhjeve, periudha parazgjedhore ishte një lloj ngritje dhe intensifikim e asaj qe Sidney Blumenthal e ka quajtur dikur fushatë permanente. Evoluimi i konsiderueshëm i marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit politik në Shqipëri është dëshmuar me aplikimin e fushatës permanente jashtëzakonisht të sofistikuar të të dy partive kryesore në periudhën mes dy zgjedhjeve. Liderët politikë e kanë çuar në qendër të vëmendjes së veprimtarisë së tyre të zakonshme mbajtjen e një profili publik aktiv e të kujdesshëm si dhe veprimtarinë mediatike apo në terren që synon të garantojë popullaritet e vizibilitet.

Në fushatën zgjedhore 2009 ajo që të tërheq menjëherë vëmendjen është sasia e madhe e parave e hedhur në këto zgjedhje nga burime jo transparente, që dukeshin qartë që ishin harxhuar nga luksi që rrezatonte kudo fushata, gjë që dëshmon për lidhjen e fortë të ekonomisë me politikën si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri. Vetëm politikanë të majmur nga korrupsioni mund t’i lejonin vetes gjithë atë kosto që ka pasur fushata zgjedhore. Gjithashtu mund të thuhet se sistemi i patronazhit ka pasur një rol vendimtar në financimin e fushatës pasi biznese të shumta ose janë të zotëruara nga politikanë ose janë të motivuar që të fitojë një palë e caktuar politike pasi e dinë që nëpërmjet klientelizmit politik mund të sigurohen tenderë, licenca apo imunitet për veprimtari të paligjshme si kontrabanda apo evazioni fiskal. Pra pati shumë aktorë të cilët nuk u kursyen në hedhjen e parave për të mundësuar zgjedhjen e një aktori të caktuar politik e madje pati një numër të madh biznesmenësh me emër që u bënë pjesë e listave të kandidatëve të partive kryesore. Kjo gjë bëri që marketingu politik të zaptonte e përmbyste hapësirën publike, duke nisur nga mediat kombëtare e përfunduar tek muret e lagjes, shumë muaj përpara se të niste zyrtarisht fushata.

Reforma elektorale pati gjithashtu një impakt domethënës pasi mundësoi përqendrimin e fushatës në dorën e partisë, duke zëvendësuar fushatat e bëra gjatë mazhoritarit ku luante shumë më tepër rol iniciativa apo improvizimi i kandidatit në distriktin përkatës. Sistemi i ri elektoral bëri të mundur përdorimin e strategjive edhe taktikave gjithëpërfshirëse nga partitë politike, solli prodhimin e materialeve të unifikuara të marketingut, nxiti koordinimin e përpunimit dhe transmetimit të mesazhit politik në gjithë vendin nga partitë e ndryshme si dhe rriti rolin e medias kombëtare. Centralizimi i madh i fushatës u vu re në mënyrë të veçantë tek raportimi televiziv ku televizionet e ndryshme u ndaluan që të mbulonin ngjarjet e ndryshme të fushatës dhe iu servirën kronika të gatshme të përpunuara e censuruara me hollësi nga shtabet fushatuese të partive të ndryshme.

Reforma elektorale gjithashtu eklipsoi akoma më tej rolin e individëve të ndryshëm në ndjelljen e elektoratit duke e përqendruar vëmendjen tek partia dhe tek lidershipi i partisë. Kjo e bëri këtë fushatë të ngjante më shumë me një gare elektorale presidenciale amerikane sesa zgjedhje parlamentare evropiane.

Vlen gjithashtu për t’u theksuar se në këto zgjedhje të gjithë aktorët kryesor politik qenë pak a shumë të provuar të paktën njëherë në pushtet, asnjë nuk rezervonte më surpriza apo ngjallte ndonjë shpresë të veçantë, prandaj partitë nuk mund të krenoheshin më me sfilatën e kandidatëve të panjohur apo që vinin nga fusha të tjera të jetës, sikurse ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.

Duke qenë se të dy palët kryesore mund t’i lejonin vetes jo vetëm që të kishin intensitet e volum marketingu por edhe që të pajtonin ekspertët më të mirë të botës në këtë fushë, përfliten këtu Mark Penn dhe Arthur Finkelstein si strategët e dy partive kryesore. Në aspektin e mesazhit politik tre partitë kryesore të cilat edhe kryen një fushatë profesionale elektorale, Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrimi, i kishin shumë mirë të përvijuara e konturuara linjat e fushatës. Partia Demokratike si edhe partia në pushtet mbajti në më të shumtën e kohës një mesazh pozitiv duke u krenuar me bilancin e qeverisë së deriatëhershme dhe duke theksuar arritjet që motivonin rikonfirmimin e mandatit. Partia Socialiste anoi më shumë nga fushata negative duke nxjerrë në pah problemet, dështimet dhe skandalet e qeverisë së Partisë Demokratike ndërkohë që LSI u bazua më shumë në një çështje atë të krizës ekonomike si dhe tek lideri i forcës politike duke dashur që ta portretizojë si njeriu me një plan.

Një tjetër element karakteristik i fushatës zgjedhore që ka çuar në përqendrimin tek imazhi i partisë dhe marketingu politik ishte mungesa e përmbajtjes ideologjike apo programore. Për rrjedhojë partitë politike kësaj radhe garuan më shumë me formën sesa me përmbajtjen, më shumë me imazhin sesa me mesazhin, më shumë me ambalazhin sesa me produktin, duke e shndërruar fushatën më shumë në një përplasje të kompanive apo konsulentëve të ndryshëm të marketingut e fushatimit politik e duke e amerikanizuar në mënyrë të skajshme fushatën. Në fakt më shumë se një ballafaqim alternativash politike fushata ishte si një festival ku partitë e ndryshme garonin për të pajtuar në mënyrë ekskluzive artistët më të njohur për të organizuar edhe spektaklin më të arritur. Fatkeqësisht gjithë ky profesionalizimi i fushatës u bë në kurriz të lojës politike dhe nuk ia doli që të maskojë shterpëzimin e ofertës politike të garuesve dhe shterimit të admirimit politik për liderët respektiv. Prandaj gjithë kjo fushatë politike jo vetëm që nuk i dha një zgjidhje të shëndoshë politike vendit duke i lënë krahun e majtë dhe krahun e djathtë me një numër të barabartë deputetësh, por nuk ia doli as që të mobilizojë në mënyrë të bindshme elektoratin i cili kësaj radhe pati një pjesëmarrje prej 50.77% ndërkohë që tre zgjedhje më herët ka qenë 72.6%. Në fakt prania intensive e marrëdhënieve me publikun, marketingut politik dhe teknikave të avancuara fushatimi jo vetëm që nuk kompensojnë për mungesën e një oferte cilësore politike, por përkundrazi, rrisin kontrastin dhe e vënë më shumë në dukje dhe e bëjnë më të kuptueshme këtë shterpësi.

Për të mos u harruar !
<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="425" height="344" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="allowFullScreen" value="true" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="src" value="http://www.youtube.com/v/imY193ajWVY&hl=en&fs=1" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="344" src="http://www.youtube.com/v/imY193ajWVY&hl=en&fs=1" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true"></embed></object>

<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="425" height="344" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="allowFullScreen" value="true" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="src" value="http://www.youtube.com/v/kvcuT0rrqZ0&hl=en&fs=1" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="344" src="http://www.youtube.com/v/kvcuT0rrqZ0&hl=en&fs=1" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true"></embed></object>

<object classid="clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000" width="425" height="344" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0"><param name="allowFullScreen" value="true" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="src" value="http://www.youtube.com/v/HyCGAnvJCCk&hl=en&fs=1" /><param name="allowfullscreen" value="true" /><embed type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="344" src="http://www.youtube.com/v/HyCGAnvJCCk&hl=en&fs=1" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true"></embed></object>

Silvio Berluskoni
Ndoshta është video e manipuluar por sodoqoftë ndiqeni:

<object width="425" height="344"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/HD3lilnGiL8&hl=en&fs=1"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/HD3lilnGiL8&hl=en&fs=1" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="425" height="344"></embed></object>

Berisha: Fitojme zgjedhjet, nuk ka koalicion
Kryeministri Sali Berisha, ne emisionin “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan per here te pare ka folur per skandalin seksual te ish-ministrit te Kultures, Pango, teksa eshte shprehur ai mori ate qe meritoi, megjithese ishte nje kurth i Edi Rames ndaj tij. Nderkohe ai ka akuzuar Prokurorine e Pergjithshme se po perdoret politikisht, sic eshte dhe rasti i hetimit te “Gerdecit”. Njeheresh ai nuk ka munguar te flase per arritjet e qeverise se tij ne keto kater vite, duke paralajmeruar se fitoren e ka te sigurte. Por nga ana tjeter, ai nuk ka mohuar mundesine e largimit nga drejtimi i PD, ne rast se humb zgjedhjet per t’u marre me kujtimet. Berisha nuk ka perjashtuar mundesine e nje koalicioni qeverises bashke me ndonje parti te majte, vetem e vetem qe te mos e dergoje vendin ne zgjedhje.

<object width="400" height="300"><param name="allowfullscreen" value="true" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="movie" value="http://vimeo.com/moogaloop.swf?clip_id=3634012&server=vimeo.com&show_title=1&show_byline=1&show_portrait=0&color=&fullscreen=1" /><embed src="http://vimeo.com/moogaloop.swf?clip_id=3634012&server=vimeo.com&show_title=1&show_byline=1&show_portrait=0&color=&fullscreen=1" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" allowscriptaccess="always" width="400" height="300"></embed></object>
SI MUND DHUNOHET SHTEPIA ? from Rush Dragu on Vimeo.

Ndiqeni videon 30 minuta e 43 sekonda (Pjesa e Pare)

Qe te marresh nje vajze dhe ta keqperdorosh VIDEO

Ndiheni mire sot apo keq per “Gerdecin”?

Gerdeci, eshte nje aksidentet me tragjike te vendit dhe sigurisht, nje aksident tragjik, i parandalueshem. Nje aksident qe mori jeten e 27 qytetareve te pafajshem dhe rrenoi qindra mijera shtepi e biznese. Kjo eshte ana e aksidentit tragjik. I parandalueshem, po, plotesisht. Te gjitha pergjegjesite, qe i takoi Kryeministrit te nxjerre, i nxori ne kohen e duhur dhe momentin e duhur. Pergjegjesite ligjore, i takon t’i nxjerre sistemi i drejtesise, per te cilen, ne menyre absolute, u angazhuam me te gjithe potencialin si qeveri, ta ndihmojme. Beme cdo perpjekje, ju pergjigjem cdo kerkese. Patem nje objeksion madhor. Kur u akuzua Fatmir Mediu, 1 vit me pare, se shmangu ushtrine, kjo ishte nje gje shume e rende. Nuk eshte ceshtja e personit, por eshte ceshtja e hetimit. Sepse ben nje devijim te hetimit. Kur thua se shmangu ushtrine, kur jane 34 dokumente, me firma ushtarake, ben nje akt politik te shemtuar dhe shkaterron hetimin. Hetimi mori premisa politike, s’kishte nevoje. Keqperdorimi politik i atij institucioni, eshte fatkeqesia e tij. Ishin 32 dokumente, qe rrezonin akuzat per Mediun se nuk perfshiu ushtrine. Kur leshon nje akuze kaq te madhe, permbys hetimin per qellime makabre.

Kush po e perdor politikisht prokurorine?

Se kush po e perdor prokurorine, eshte ceshtje e hapur, e dukshme. Por eshte perdorur ne shkalle ekstreme. Se te besh akuze, kur ka 32 dokumente. Akuza bazohet ne falsitet. Kujt i sherben kjo. Ajo qe ndodhi ishte nje akt i shemtuar. Pse zonja nuk solli dokumentet heren e pare.

Kjo verejtje te behej ne fillim jo ne fund?

Ja kam thene ne zyre, ne sy kete. Cdo lloj lehtesire i kam thene, do t’ia jap. Por te thuash se ke shmangur ushtrine. Cfare kujtojne se njerezit mund te thone keshtu, se fluturon gomari. U hetua nje vit dhe tani kthehet po te fjalet e fillimit. cdo gje mund te hetohet.

Cfare ndryshon. E ka pergjegjesine komanda apo ministria?

Eshte nje aksident tragjik i parandalueshem. A jane disa qindra tonelata barut aty, apo gjyqe te transportuara?. A kishte nje ndermarrje ushtarake qe punonte aty, kishte pergjegjesi ndermarrja. Atehere, ne kete mes, te perpiqesh te thuash qe i ke shmangur keta, kur ata kane qene ne cdo urdher, kjo eshte prishje e hetimit per nje qellim te caktuar.

I ndate pergjegjesite politike dhe ligjore. Kemi rastin e Gerdecit, ku Mediu nuk u shkarkua menjehere dhe rastin Pango, ku e shkarkuat menjehere, pa fakte. Vetem nje video. Ca standardi keni, aty vdiqen njerez?

Ai ishte nje situate, lufte e vertete. Nese kish nje ane tragjike ajo qe thash, mund te them qe operacioni i shpetimit, ishte me i miri i realizuar ndonjehere. Me ke do punoja ne nje operacion te tille. Doreheqja ish nje gje e vetekuptueshme. Por nese u shty 2 ose 3 dite, Mediu nuk tha asnjehere se s’do e jap doreheqjen. S’ka te beje vetem me operacionin e kerkim shpetimit. Kurse per Pangon e dhashe menjehere vendimin dhe do e marr ne te gjitha rastet qe do te shfaqet nje gje e tille. Dy fenomene u shfaqen ne kete shoqeri dhe qe jane shume te vecanta. Ai qe organizoi kurthin e Pangos, ai organizoi lincimin, eshte kreu i PS qe shkruan skenarin bashke me kater vete te tjere. Pango mori ate qe meritoi. Shtepia eshte shtepi, nuk dhunohet. Eshte e garantuar, ne te gjitha vendet e botes me Kushtetute. Asgje me te keqe s’mund t’i besh nje njeriu, se sa ta dhunosh ne shtepi. Ku jane keto shoqata te te drejtave te njeriut te dashur. Si ka mundesi te shkelet ne menyre te tille te drejtat e njeriut. Si dhunohet shtepia keshtu. S’mund ta pranojme kurre nje gje te tille. Tjetri s’mund te regjistrohet e filmohet, pa procedure ligjore. Shiko se c’beri Edi Rama. Detyron dhe keqperdor nje TV. Ai e beri, vetem Rama e beri. Kush tjeter mund te pranoje qe nje vajze te perdoret si kamikaze ne shtepi. Pango e meritoi plotesisht denimin, por shtepia e nje qytetari s’mund te dhunohet pa procedure ligjore. Do jap pergjigje ne cdo rast nga 1 deri 4 min pa hezituar. Por nese pranojme te jemi nje vend i tille, ku kamera perdoret per te filmuar shtepine e tjetrit. Keqperdorim ekstrem qe Rama i ben medias eshte ky. Keni pare ndonjehere ne bote, te regjistrosh tjetrin ne shtepi. Vetem ne diktature behet.

Keshtu bete dhe ju me Ramen ne fushate. I nxoret fotot nudo. Gjuha juaj, jo orgjia eshte e njejta?

S’jam dakord. Fotot e Rames lakuriq, kane qarkulluar ne kater vende te botes. Nuk eshte Berisha kurre qe e ka fotografuar, as ka derguar ndonje ta beje. Ka qene minister kur ka dale nudo. Ai filloi orgjite kolektive, per gjashte muaj resht, vet i gjashti. Ja dine te gjithe njerezit e asaj kohe. Une nuk e kam filmuar, por dihen si ngjarje.

Mund te beje nje parti me logon e saj, ato akuza ndaj Rames?

A nuk doli te nesermen, Rama dhe mbajti konference tre faqe per Pangon per te lare duart si “pons pilati”. Atij i thoshte vrit veten se s’ke pune tjeter. Edhe une pastaj u rikujtova shqiptareve, tere shtyllen e tij qe eshte ne kulmin e turpit. Si mund nje njeri qe pretendon te jete Kryeminister, te dale nudo ne plazhet e botes. Dhe Pango ditet e para ishte keq. Pastaj ra, u pa qytetaria.

A keni pergjegjesi, per shkeljen e ligjit te rekrutimit te nepunesve civile?

Kryeministri nuk rekruton as nepunesit e tij. Zgjedh nepunesit e tij politik. Per Pangon, po ti shoh ne kompleks gjerat s’mund te shihen bardh e zi. Te them se Pango nuk ka pas merita ne politik, se them dot, se ka nje beground te madh. Por per ate qendrim qe pati i dhashe ate qe meritoi. Ai s’mund te bente prova ne shtepi, je per panaire apo jo. Nese do kish nevoje per vajza ne panaire, krijonte nje komision te posacem.

Besoni qe eshte procedure e punes se nje ministri te shohe vajzat e rroba banjo?

Absolutisht jo, ndaj u shkarkua. Te dergosh nje vajze te re me nje mision te tille i ben nje nga gjerat me te renda te jetes. Ketu kemi te bejme me nje shkelje te procedurave. Per mua s’ka rendesi veshja, por misioni qe shkoi ne shtepi. Une ate qe kisha ne dore e bera. Por s’mund te bie kurre dakord qe nje qytetar i lire i vendit t’i filmohet shtepia pa mandat. Nese pranojme krime te tilla te banda televizive, do krijohen drama te renda, si ajo ne Vlore qe e ekzekutoi maska se denoncoi ne polici.

Maxhoranca i qahet vetvetes per prokuroren qe e zgjodhet vete, dhe presidentin. Ca po ndodh me maxhorancen?

Marredheniet tona jane institucionale. Jo individuale. Marredheniet me presidentin jane korrekte dhe institucionale. Kur tentoi te krijoje pakicen bllokuese, mori ate qe meriton. Pas asaj kane qene institucionale. Po keshtu dhe me prokuroren e pergjithshme. Nuk pajtohem kurre me qendrimin qe mbajti Tom Doshi, qe e shtriu gazetarin.

Marredheniet me Prokuroren e Pergjithshme?

S’ka beteje me te deshtuar, se ajo politike e prokurorise se pergjithshme. A mund te akuzohet ministri, se ka genjyer qeverine. Si akuzohet nje minister kur s’ka asnje te dhene, fakt per te.

Ina Rama ka ambicie politike?

Historia e keqperdorimit eshte e gjate.

E zeme se Prokuria e Pergjithshme, po ben lufte politike. Po reagimi i qeverise e penalizon apo e pengon kryeprokuroren?

Keto 3 vjet eshte periudha e vetme qe jane penalizuar zyrtaret. 95 per qind e dosjeve kane shkuar nga qeveria ne Prokurorine e Pergjithshme. Pra po te kishte tendence pengimi, ne nuk do te conim dosje. Kemi derguar mbi 400 dosje. Shumica dermuese ka shkuar nga ne. Kjo eshte pengese?. Po si te pranoj une kryeminister, qe te akuzohet nje minister se ka genjyer, kur une i kam caktuar detyren me besim dhe ai e ka zbatuar. Kudo prokurorite mund te kene nuanca politike. E keqja e madhe eshte po te mos denonte zyrtaret ne pushtet. ajo do ishte shume e rende. Por po genjen publikisht shqiptaret.

Po hyjme ne fushate, eshte koha per nje bilanc te PD, mund te thuhet se cfare ka te mire gjate ketij mandati dhe te keqijat. Cfare rezultati do kete?

Ata qe gjethet do u pengojne te shohin trungjet, c’te them. Por do jene te pakte keta. Nje gje e ka realizuar te pakten qeveria, kete vend e beri ne teresi normal. Nese ne endeshim ne procese qe nuk i shtynin dot, ne keto 4 vite, u nis dhe u sos procesi i ratifikimit te marreveshjes se stabilizimit evropian. po ecim drejt statusit te kandidatit si nje vend normal. Kjo qeveri me reformat qe beri, shoi cdo skepticizem per anetaresimin ne NATO. A nuk ishte Durresi i dominuar nga klani i “Zemunit”, Lushnja nga Aldo Bare, zona te tjera nga Nehat Kulla. Ku jane keto, aty ku e meritojne. Qeveria kampione ne masat kunder korrupsionit. kjo qeveri u faktoi partnereve se ky vend ndryshoi.

Qeveria zhgenjeu pritshmerine e publikut, ne luften kunder korrupsionit, nuk permbushi misionin e saj? Problemi i pronave, nuk u zgjidh. Ka prirje per investime, por kaotike. Cfare do thoni?

Kam fakte te palekundshme ne luften kunder korrupsionit. kjo qeveri, ka marre nga taksat e tatimet, 3.2 miliarde dollare me shume se qeveria e PS. Te gjitha u konvertuan ne rritje rrogash e pensionesh, shtrim te rrugeve etj. Kjo lufte beri qe te shkurtohen shpenzimet operative. Por prape ka korrupsion. Korrupsioni ishte ne ARMO, u privatizua. Skam thene kurre se do crrenjos korrupsionin, se se thote njeri.

Pritshmeria e popullit ishte me e larte, si ish pronaret, qe jo qe s’ka zgjidhje por dhe korrupsion, po keshtu te perndjekurit. Ndiheni borxhli ndaj ketyre shtresave?

Problemi pronave mbetet problemi me madhor. Por u perballem me nje mal falsifikimesh. Nese ka vend ku prodhohen dokumente falsifikimi ne shkallen me te larte se ketu, nuk gjen. Po shembim kete mal. Vendosem ligjin, te gjitha privatizimet, 10 per qind ta marrin pronaret. Do vazhdoj ne kete proces. Per te perndjekurit, ligji u be. Pati veshtiresi ne dokumentacion. Ne ishim ata qe futem gjykaten e faktit ne ligj. Tani qe u qartesuan dokumentet procesi po vijon. Ne s’kemi asgje me sistemin e drejtesise.

Per pronat, pervec dokumenteve te falsifikuara, ka raste qe ne pronat e pronareve, ngrihen pallate, e ata s’marrin gje?

Qe te them se s’ka presione per pronat, korrupsion, s’mund te them. Por perpjekjet tona jane te jashtezakonshme ndaj ketij problemi.

Opozita akuzon se po shperblemi kolaboracionistet?

Ai ka nje alergji ndaj kesaj kategorie. Majko ka gojen, mendjen e ka Rama. Asnje kolaboracionist nuk do te demshperblejme. Qendrimi yne ndaj tyre, eshte si e gjithe bota. Kreu opozites po mbron krimet e tmerrshme te komunizmit.

Kriza globale, Shqiperia eshte nder te paket vende qe nuk ka plan antikrize. Ju duket problem?

Qeverite ne bote, kunder krizes po ulin taksat, rritje shpenzime, investime ne infrastrukture dhe rritje te kerkeses brenda vendit. Shqiperia nuk eshte ne krize. E thote FMN, ne menyren me te perseritur. Ne kjo krize, na gjeti vendin me barren fiskale me te ulet ne bote. Me gjej nje qeveri qe ka rrit paga e pensione. Po keshtu, rritem investimet. Ne po keshtu vendosem te marrim kerkesat e kreditit per 6000 apartamente. Ne kredite i kemi gati. Asnje qeveri tjeter nuk ka bere kaq apartamente.

Statusi kandidat, ambasadorja ceke kerkoi te prisni zgjedhjet perpara se te beni kerkesen. A ka ndonje rrezik per mospranim?

A i ploteson Shqiperia kushtet, ne menyre absolute po. Marreveshja e ratifikuar nga 27 vende, pa asnje problem dhe verejtje. Deklarata e ministrave te Jashtem qershorin e kaluar, thote qe reformat e qeverise jane me frymezueset. Ka ndodhur nje krize e rende ekonomike, ministri cek ka thene qe ne na kane plas ujerat ne shtepi dhe ju po trokisni. Ne do te negociojme me Presidencen, pa ate nuk do te ndermarrim asnje hap. Kam bindjen se ne i plotesojme kushtet, procesi nuk vjen as per nje muaj as per tre. Por zgjedhjet jane te rendesishme gjithashtu dhe nese ata do ta marrin vendimin pas tyre shume mire do te bejne.

A do kete perpjekjeje per certifikata, nese nuk merren kartat nga qytetaret deri ne zgjedhjet e ardhshme?

Ne kemi bere ulje shume te madhe per kartat dhe procesi po ecen mbare. Jane 126 mije karta te prodhuara, pas asnje veshtiresi. Opoziten e prek ky progres, sepse xhelozohet per kete arritje. Avokati i Popullit duhet te flase me fakte dhe te mos deklarata pa fakte. Ai nuk mund te flas per dublime te fshehta pa fakte. Cdo qytetare qe do te doje te votoj me karte ne zgjedhje do ta kete ate me 100%. Ka garanci te plote. Nuk mund te them se kjo kompani ka vendos korrektesen absolute, por ne teresi ajo funksionon dhe ka sjell standarde te larta per kartat.

Keni thene qe legalizimet do i beni per 3 muaj dhe si keni bere?

Per 3 muaj nuk behet dot nje ligj, e ka deformuar media e opozites

A do te kete ministri per diasporen ne rast se do te merrni nje mandat te dyte?

Kemi nje ministri te Emigracionit dhe jane bere perpjekje te shumta ne kete drejtim. Me diasporen jane bere perpjekje te medha per librat, qe te ruajne gjuhen.

A e keni ruajtur perparesen e fundit te punes ne spital dhe a do t’ju shohim me me ate veshur?

Sic mund ta dini pas dashurise familjare, ka qene dashuria ime e dyte me e madhe. Kam pas nje pasion te pashtershem dhe te pandalshem, jam ndare kur kam krijuar se ne hierarkine e vlerave kishte te tjera qe desha t’i mbroja. Kam ndjere keqardhje shume te madhe. Profesioni ka nje rregull, po e le te la.

Shqiptaret emigrante, pa letra ne Greqi. Cdo te behet me ta?

Liberalizimi i plote i vizave eshte menyra me e mire. Mund te jete fundi i ketij viti apo fillimi i vitit tjere.

Nje certitikate per emigrantet ben 5 mije dhe legalizimi i emigranteve, 40 mije. Pse kaq shtrenjte?

Kam insistuar se do te miratoj tarifat me te uleta. Ne do ju ofrojme sherbimet me te mira.

Do te votojne emigrantet ne zgjedhjet e qershorit?

Jam 100% te votojne, jam gjithmone gati ta pranoj.

A do te perfundoj Durres-Kukes deri ne zgjedhje?

Do te mbaroj brenda ketij mandatit. Muri i Berlinit, (tuneli) ne maj, rruga ne qershor. Edi Rama ka frike nga rruga, si djalli nga temjani.

A ka mundesi qe Berisha qe te bej debat para zgjedhjeve me Ramen me Meten?

Me kenaqesine me te madhe, por me kusht qe ata te bejne nje debat me Nanon. Ish-kryeministri doli ne media dhe Rama urdheroi telebashkine te beje censure lokale. A ka nje gje me te shemtuar se te besh censure ne media. Te dal ish-kryeministri dhe ta censurojne 3 media te Rames, eshte akt i shemtuar.

Po ju e keni akuzuar Nanon per korrupsion?

Une thashe se e kane censuruar. Nuk po flas per akuzat.

Nese do te humbasesh zgjedhjet ne Qershor, kush do t’ju zevendesoje ne parti?

Kjo eshte e paimagjinueshme, do te plotesoj vullnetin, por mandatin e dyte shqiptare do t’ia japin kesaj qeverie. Nese do te humbas nuk do te qendroj me ne krye te PD-se. Pasionet e mija jane te shumta, ku futen dhe librat. Une i kam thene atyre dhe 35 vjet mos te merziten.

Personat qe kane mbaruar jashte veshtiresi per pune. Cdo te bej per ne?

Jane me qindra me mastera ne administrate. 1000 vende jua kemi dhene universiteteve. Kemi percaktuar me vendime, bonos dhe stimul per ata qe jane graduar. Problem eshte ligji, sherbimi civil eshte delikat. Sherbimi civil ka te domosdoshme nje gare me te hapur. Sherbimi duhet te ndertohet ne baze te merites. Do te punoj me perkushtim te madh per kete ceshtje.

Cili ka qene deshtimi me i madh i kesaj mazhorance?

Cfaredo qe ka mbet pa realizuar, do te jete problem madhor i programit qe vjen. Jam ne proces te vazhdueshem me te gjitha fushat.

Ne po futemi ne fushate, nje nga arsyet per ndryshimin e sistemit zgjedhor, eshte se do te kemi nje perfaqesim me cilesor. Cfare garancie jep PD qe do te jete nje grup cilesor ne kuvendin e ardhshem? Si do te perzgjidhen?

Grupi ardhshem i PD do te kete nje ndryshim te madh, se pari do te respektohet ligji per zonjat, e konsideroj te rendesishme pranine e 30% e femrave ne parlamentare. Se dyti, sigurisht qe do te kete njerez te politikes. Me emra konkret nuk mund te futem. Por une kam nje kabinet me nje pjese prej te cileve kam qene kundershtar dhe funksionoj sikur s’kam pasur asgje, do te jete ky apo ai, do te jene vendime qe do te merren ne momentin e duhur. Por do te kete edhe figura te reja, eshte detyra jone.

Do ta mbeshtesni fushaten mbi ato qe keni bere apo ato qe do te beni?

Mbi ato qe do te bejme. Kam nje avantazh, nese 4 vjet me pare une zotohesha qe do te bej, me thoshin qe do te bej apo s’do te bej, kurse sot nuk ka nje qytetar qe te veje ne dyshim nese une jam nje njeri fjales. Une do te bej se edhe kam bere, por voton e dua per ato qe do te bej.

I keni percaktuar prioritet?

Po.

Do te bazoheni ne nje kod etik dhe moral ne fushate?

Ai ka krijuar nje makineri qe nuk percakton as kod dhe as moral, as asgje. Nuk do te merrem me negativitet. Une kerkoj voton per ato qe do te bej, kam nje projekt shume te madh, shume transformues per kete gje.

Do te merrni kompani per konsulence?

Sigurisht qe Partia Demokratike do te marre nje kompani te huaj dhe ka kompanine e vet konsulente shume te mire.

Nje koalicion me socialistet, e ka thene dhe Blushi?

Nuk hyj ne ato qe thone per koalicionet. Ne do fitojme zgjedhjet. Nuk mund te flas per koalicione te medha. Une nje gje di te them, qe nuk dua te coj vendin ne zgjedhje.

Nje koalicion me LSI?

A e deshirojme nje koalicion te tille? Absolutisht qe jo. A mund ta cojme vendin prape ne zgjedhje, absolutisht qe nuk mund ta lejoj. Nuk duhet te marrim nje moment te sinqeritetit tim si platforme. Une po ta shoh vendin se nuk ka alternative, e kam thene, molle e ndare e kalbur ne dysh.

PD eshte ne fushate zgjedhore. Do te kete kongres perpara zgjedhjeve?

Sigurisht qe do te kete kongres perpara zgjedhjeve.

Sondazhet, keni nje mendim pas publikimi?

Jo Zogby apo Edi, po organizata me prestigjioze ne bote, qe eshte Gain International me ka nxjerre mua 15 pike prapa kundershtareve te mi, kur une nderkohe dola shume pike mbi ta. Shkojme ne bitin 2005, gjetem nje Gallup tjeter, i Sofies, me nxori 7 pike prapa, e barabarte me nxori sondazhi i Bosnjes. Une per definicion nuk i besoj ketyre, por ka nje organizate qe ka qene me afer realitetit, por prape nuk i besoj, mund te jete mire apo keq nuk i besoj. Une i besoj njerezve jo ketyre. Kur kam humbur une? Ne zgjedhjet lokale nuk kam humbur. Zgjedhjet lokale si i kam humbur duke pasur une 11 qarqe te miat. Une them kam humbur ne Tirane, por ne rreth Shqiperie une kam 11 qarqe.

Rikonfirmoni se ne rast se nuk keni numrat e duhur, do te beni koalicion me PS apo me LSI?

Kategorikisht qe jo. Nuk thashe se do te bej koalicion, thashe se nuk do te coj vendin ne zgjedhje. Se cfare do te bej, fusha shahut do te jete perpara. Ky sistem spanjoll do te jape qeveri. Me Partine Socialiste kurre s’do te kete koalicion. Me Edi Ramen, kurre.

Karriera e Pangos ka perfunduar ne PD?

Nuk eshte momenti i duhur per te biseduar per kete.

Ne rast se do te ishit ne opozite do te dilnit ne miting per “Gerdecin”?

Une s’do ta beja kurre kete. Por te shfrytezoj per qellime politike shpirtrat e tyre. Ky zoteri a organizoi mitingun per Trebicken, s’ka kod, i vdekuri duhet respektuar. Cfare do te thote kjo? Cili e ka bere kete ndonjehere? E ben vetem ai qe ka zero alternative.

Jeni kontaktuar per videon me perpara?

Nuk kam marre dhe asnjehere nuk do te marre ne mbrojtje nje zyrtar qe keqshperderon. Qe te marresh nje vajze dhe ta keqperdorosh ne ate menyre ke nje pergjegjesi te jashtezakonshme. Te dhunosh nje banese ke shkelur ligjet e ketij vendi.

Keni deklaruar se dosjen “Stela” do ta merrnit ne dorezim…?

Ky eshte problem i prokurorise, ate e ekzekutoi mafia.

Ditelindja e Berishes ne liste eshte gabim?

Nuk perjashtohet mundesia, kam pasur nje problem me datat.

Sigurimi i banesave…

Qeveria po merret ne radhe te pare me sigurimin e jetes dhe punetore. Do te forcohen ceshtjet e sigurimit te banesave.

Zgjedhjet i ke humbur ne 2005, ku keni pasur 70 mije vota me pak?

Keta jane ata qe i fabrikojne dhe i besojne genjeshtrat e tyre.

Masat qe po merren per krizen?

Rendesi te jashtezakonshme ka qe ne po marrim cdo veprim per te lehtesuar investimet e huaja. Ne kemi dhjetera koncesione, nese do te realizohen, absolutisht qe nuk do te kete pasoja dhe prekje nga kriza globale. Investitoret i besojne kesaj qeverie ndaj edhe kriza mund te them me bindje se ne nje mandat te dyte te kesaj qeverie eshte nje problem ne teresi pa dhimbje. Kurse ardhja e mister krizes ne pushtet, e kuptoni vete se cfare do te thote.

Infrastruktura shendetesore perballon kapacitetin e popullsise?

Jo, nuk i perballon sa duhet. Shendetesia dhe pronesia do te jene reformat kryesore qe do te vazhdojne. Shendetesia ka nevoje per reforme, ama kemi hedhur bazat. Po kontraktojme nje nga kompanite me te mira ne Evrope per sistemin shendetesore, ne kater vitet e ardhshme do te japim nje reforme qe tu japim ate qe meritojne.

Per te hequr dhe njehere merakun, nese nuk siguroni dot mazhorancen absolute, prioritet per koalicionin ka LSI apo PS?

Te harrohet se mund te kete koalicion keshtu si e imagjinoni ju. Politika, te themi qe zoti Rama merr partine e bashkise, se cfare behet aty nuk e di. Koalicion me Edi Ramen, nuk ka dhe nuk mund te kete. Duke thene kete qe nuk ka koalicion, theksoj se politika eshte arti i zgjidhjes se problemeve. Si PS dhe LSI, nje molle e ndare ne dy pjese jane. Atehere do te kete nje zgjidhje qe vendi mos te shkoje ne zgjedhje.

Marr nga albdreams.net

Çështja Pango !
<object width="425" height="344"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/A6MJ9B4Igjo&hl=en&fs=1"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/A6MJ9B4Igjo&hl=en&fs=1" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="425" height="344"></embed></object>

Kjo ishte videoja “Çështja Pango !!!!!!!!!!

SI SHPIKU VELIAJ 8000 ANËTARË PËR TË PASTRUAR PARATË E PISTA TË G99!
200 zëhollët e Sorosit si 200 petritat e Enverit

Prej mëse një jave Veliaj &CO deklaroi se OJF G99 do të kthehet në Parti Politike. Në fakt po ashtu si rasti i Fondacionit Besa që operoi prej vitesh pa licencë në tregun bankar duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të fajdesë duke siguruar një normë fitimi 1 milionë me 150 milionë dollarë, edhe Shoqata G99 u mundua të operojë në tregun politik si një shoqatë jofitimprurëse me qëllim fshehjen e burimeve të fondeve dhe mos detyrimin për transparencë përballë Kontrolllit të Lartë të Shtetit siç e kërkon edhe ligji për partitë politike.

Prej mëse 1 viti partia e Velisë shpenzoi çerek milioni euro të shoqërisë civile dhe të burimeve të tjera të fshehta duke mos bërë asnjëherë transparencë por vetëm duke prodhuar slogane dhe terma populiste deri në idiotësi të tipit “aksionarë” apo “kontribute të studentëve dhe pensionistëve”. Paratë që përdori grupi sorosian i Velisë vinin nga disa projekte të MJAFT dhe nga “ndihma” të disa biznesmenëve “idealiste” që nuk i kërkojnë asnjë kompensim Velisë ps zgjedhjeve (!). Në fakt biznesmenët shqiptare e dinë që Veliaj është politikan shterp dhe që nuk ofron asgjë për të ardhmen por është hija e Edi Ramës që i detyron të paguajnë miliona për grupin karnavalesk zëhollë të G99.

Vetëm një javë më parë, Veliaj zhgënjeu dhe të fundit gazetarë shqiptarë që i mbushnin mëndjen vetes se Veliaj ishte në gjendje të qulloste ndonjë gjë në tregun politik. 365 ditët e sprovës së G99 janë një ndër rastet më tipike të dështimit që mund të ketë pasur ndonjë parti politike në Shqipëri në aspektin organizativ dhe rekrutues. Përrallat e mëdha të një viti më parë të Velisë të reklamuar nga media e Tiranës e kontrolluar nga paratë dhe njerëzit e Soros se ai do të mblidhte ajkën e kombit rezultuan një dështim total të Shtunën e kaluar. Në sallën e Hotel Tiranës që me zorr mban 200 vetë, të vetmit kapacitete të reja të Shqipërisë ishin rrogëtarët zëhollë të spinoffeve të Soros. Dhe këta ishin a nuk ishin 20 vetë. Të tjerët ishin kalamaj dhe studentë të programit të debatit që flejnë në hotelet më të shtrenjta me paratë e Soros. Kjo “elitë” e re e Shqipërisë ishte shumë larg limitit minimal të formimit të një partie që përcaktohet në ligj (500 persona). Por Velias i duhet ende shumë punë për të siguruar të paktën 500 firma (0.04% e elektoratit apo 2 % e votave për një deputet të vetëm që në rastin e proporcionalit rajonal reduktohet dri në 0.6 % e një deputeti). Zhgënjimi me emrin Veliaj në radhë të parë është një zhgënjim për vetë Soros por kjo është një histori tjetër se si Remzi Lani, Edi Rama, Piro Misha, Milva Ekonomi, Valdete Sala, Henri Çili etj, etj, gënjejnë vetë Jonas Rolet, mëkëmbsin e superpaguar të Soros për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.

Tashmë loja e Veliajt është të bëjë sikur ka forcë politike nga mbrapa që ndërkohë të thithë sa më shumë para dhe të luajë rolin e pisqollës politike ndërkombëtare dhe mediatike të Ramës dhe Soros në gjirin e të majtës. G99 është një parti fantazëm ende e paregjistruar në Gjykatën e Tiranës pasi nuk mbledh dot as 500 firma.

Por Problemi këtu qëndron diku tjetër. 200 petritat zëhollë (kusht për tu bërë lider te G99) janë një shifër që pengon haptaz pastrimin e parave të pista të G99. Sepse nëse do ti referohemi budallallëkut për financim nga kuotizacioni i G99 paratë e tyre nuk dalin as për të prodhuar një fletëpalosje të vetme. Sepse G99 ësht një parti milionere dhe sipas ligjit të partive politike çdo parti duhet të bëjë transparente fondet para fushatës te Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në momentin e fushatës elektorale ajo është e detyruar që të publikojë pikërisht burimin e financimeve dhe dokrrat me aksionerë nuk i hajnë as banorët e pallatit të vet e le më institucionet.

Për këtë arsye Veliaj ka filluar një praktikë të re mashtrimesh publike mbi burimin e parave të pista të partisë private të Soros në Shqipëri.

Shifra prej 8000 anëtarësh e prezantuar të Premten në dt 6 Shkurt në Vizion Plus në emisionin proVeliaj “Zonë e Lirë” (në fakt vetëm 3 javë më parë u deklaruan 10 mijë anëtarë te Televizioni Neës 24) është një lojë për të pastruar burimin e parave të pista të parave të G99. Loja e ndyrë që po luan Veliaj me transparencën që nuk e ka njohur kurrë në jetë dhe këtë e ka mësuar nga punëdhënësit e tij të vërtetë, synon të fshehë burimin real të superfinancimeve të G99.

2 muaj më parë Gazeta Sot publikoi skemën e pastrimit online të parave të G99 e cila realizohej nëpërmjet një biznesi të dyshimtë në Shqipëri të regjistruar nga Endrit Kromidhja, ish-financier i Lëvizjes MJAFT dhe konsulent financiar i Fondacionit MJAFT (fondacion që ka dhënë kredi me përqindje dhe një ditë zhduku 300 mijë eurot e ndërkombëtarëve dhe gjithë dokumentacionin e vetë Fondacionit bashkë të gjitha asetet e tjera). Sipas investigimit të Gazetës Sot rezultonte që burimet e dhurimeve online të Grupimit G99 realizoheshin nëpërmjet ndërmjetësisë së garantuar të biznesit gjoja amerikan Mozaik sh.p.k. i cili ka të njëjtën adresë prezantimi me zyrën e biznesit të paligjshëm të vëllait të Erjon Velisë Grafik Propaganda. Vetë Grafik Propaganda është në tjetër një vrimë e zezë e parave të familjes Veliaj e cila ka prodhuar me shumicë fatura qindramilionësh për MJAFTin dhe ka bërë biznes të paligjshëm me komapni duhani, bastesh etj pa paguar as edhe një taksë të vetme në zyrat e tatim taksave, pasi nuk është regjistruar kurrë si biznes i ligjshëm por është fshehur nëpërmjet vulës së spinoffit sorosian Shoqatës Fshati Urban.  Siç rezultoi nga investigimi i Gazetës Sot, Mozaik sh.p.k. realizon një lojë të pisët të pastrimit të parave të G99 pasi duke përdorur një faqe interneti e cila nuk tregon se në cilën Bankë derdhen paratë e Veliajt, dhe qarkullimi i parave realizohet me karta krediti, pa dyshim që numri bankar i G99 vetëm në Shqipëri nuk mund të jetë. Ndërkohë që me lojën inflacioniste të 8000 anëtarëve që paguajnë Veliajn po përgatitet loja e pastrimit të parave të pista të G99 që burojnë në mënyr ëtë paligjshme nga donacionet ndërkombëtare për shoqërinë civile dhe nga bizneset që financojnë underground Velinë & Co. Siç e di çdo shqiptar, 8000 anëtarë për një parti është shumë dhe Veliaj i cili deklaroi 8000 anëtarë edhe për MJAFTin në median e huaj nuk mblodhi dot në protestat e tij as 30 vetë me përjashtim të rasteve kur opozita i dërgonte militantë (fakte të denoncuara nga vetë organizatorët e opozitës). Sot Veliaj duke u fshehur pas shifrave fiktive shpik teorinë se 8000 anëtarët e MJAFTit shkuan te G99 çka i bie që e gjithë puna organizative e deritanishme e G99 paska qenë punë e vetë MJAFTit. Në fakt ky është një komprometim i ri përballë ndërkombëtarëve për paratë e tyre te MJAFT. Në fakt as MJAFT dhe as G99 nuk kanë pasur kurrë anëtarësi 4 shifrore. Ata as që e njohin një fat të tillë dhe kurrë nuk do ta kenë pasi janë struktura impotente të njerëzve të paaftë që nuk dinë të bëjnë bashkë as 500 vetë pasi janë dështakë të lindur që nuk kanë asnjë shans të fitojnë besimin e njerëzve dhe për këtë kanë dështuar 6 vjet me radhë. Gjysma e anëtarëve të G99 janë nxënës të shkollave të mesme ndërsa gjysma tjetër janë studentë dhe tek tuk edhe ndonjë pak më i rritur, por të gjithë bashkë nuk bëjnë dot as 500 vetë.

Pse zgjodhi Veliaj biznesin Mozaik sh.p.k. për të pastruar paratë e pista të G99

Sipas të dhënave të faqes zyrtare të G99 (ëëë. Erion Veliaj me vëllain e tij ka shpikur një teknikë të re të fshehjes së burimeve financiare të partisë së tij milionere. Veliaj ka krijuar një derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt një biznesi privat me qendër në SHBA Mozaik.shpk me Adresë: 3450 Acworth Due West Rd, në, Suite 150, Acëorth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresë në Tiranë Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon në Shqipëri në fusha të shit-blerjes online dhe një ndër fushat e shërbimeve të saj është edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse është zgjedhur nga Veliaj ky biznes për të derdhur paratë e G99 është shumë e thjeshtë. Mjafton të lexosh politikën e privacisë së këtij biznesi dhe kupton shumë:

“Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.

Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone

Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.

Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”

Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur këtë kompani për të derdhur paratë e G99 online është pikërisht garancia që ka ai për të ruajtur në mënyrë sekrete llogarinë bankare të G99, e cila në mënyrë krejtësisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Në asnjë të dhënë nuk jepet një numër bankar se ku përfundojnë paratë e G99. Nuk tregohet asnjë bankë apo nr bankar brenda apo jashtë Shqipërisë se ku depozitohen këto para. Por ajo që është më kryesorja është se burimet nga mund të financohet G99 mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë dhe kjo është një shkelja e hapur e ligjit shqiptar për mbështetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund të kontribuojnë për forcën politike të Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar për partitë politike është shumë i qartë: nuk lejohet asnjë mbështetje nga jashtë. Ndaj dhe Veliaj me një gur ka vrarë 3 zogj. Duke zgjedhur një biznes amerikan që ruan me përpikmëri privacinë e klientit (G99 së Velisë), nuk lejon asnjë informacion mbi sasinë dhe kontribuuesin e transfertave financiare të klientit dhe aq më pak destinacionin e tyre. Kështu nuk prezantohet as minimumi i transparencës financiare, që është numri bankar ku depozitohen këto para. Veliaj ka krijuar kështu partneritet me një biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund të tregojë se ku i dërgon sepse ka kontratë privacie me maestron Veliaj. Siç shihet edhe nga faqja e internetit të Mozaik.shpk, ky biznes që është krijuar në Shqipëri, një vit pas krijimit të MJAFT, drejtohet nga një biznesmen amerikan dhe është i fokusuar në shërbime shit-blerjesh online. Klienti më i ri i tij është Erion Veliaj dhe G99, të cilët përdorin Mozaik.sh.p.k për të kryer transferta financiare të cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.

marre nga: Agjensia e Lajmeve “SOT”