Nga Kastriot Myftaraj
Nё 4 tetor 1936, nё qendёr tё qytetit tё Oviedos, nё provincёn e Asturias, pikёrisht nё qytetin ku 73 vjet mё pas Princi trashёgimtar spanjoll do t’ i dorёzonte shkrimtarit Ismail Kadare çmimin me emrin e vet, komandanti i forcave komuniste qё kishin rrethuar qytetin, ish-minatori Otero, do t’ u drejtohej mbrojtёsve tё fundit tё qytetit, me thirrjen e fundit qё tё dorёzoheshin, duke u premtuar se do t’ u falej jeta, ndryshe do tё fillonte sulmi final ku do tё vriteshin tё gjithё. Pas 77 ditёsh rrethimi, duke filluar qё nga dita e parё e Luftёs Civile nё Spanjё, gjё qё e kishte bёrё Oviedon tё famshёm nё tё gjithё botёn si bastionin legjendar tё rezistencёs antikomuniste, nga 3000 mbrojtёs tё qytetit kishin mbetur mё pak se 500, dhe atyre pothuajse u ishte mbaruar krejt municioni. Megjithatё mbrojtёsit e qytetit refuzuan tё dorёzohen dhe komandanti i tyre, koloneli Antonio Aranda Mata u pёrgjigj me sloganin e nacionalistёve spanjollё, mbi tё cilin propaganda e Cominternit do tё ngrinte njё mal me spekulime: Viva la Muerte! (Rroftё Vdekja)
Kuptimi i kёtyre fjalёve ishte i qartё: Vdekja ishte mё e parapёlqyer se jeta nёn diktaturёn komuniste. “Better dead then red!” do tё ishte njё slogan amerikan i kohёs sё Luftёs sё Ftohtё dhe sot askush me mend nuk e quan atё monstruoz. Mbrojtёsit e Oviedos rezistuan dhe 12 ditё derisa nё 16 tetor forcat nacionaliste erdhёn nё ndihmё tё tyre duke i dhёnё fund rrethimit tё qytetit. Oviedo shpёtoi sepse ana nacionaliste antikomuniste nё luftёn civile u mbёshtet dhe u furnizua nga Gjermania Naziste dhe Italia fashiste. Nё tё kundёrt Oviedo do tё kishte rёnё nё duart e komunistёve dhe bashkё me tё e gjithё Spanja. E cila do tё kishte pasur fatin e Shqipёrisё. Atёherё mes Spanjёs dhe Shqipёrisё komuniste do tё kishte pasur shumё mё tepёr lidhje se ç’ tha Ismail Kadare dhe me siguri qё ky i fundit do ta kishte vizituar Spanjёn qё nё vitet pesёdhjetё, kur shkoi nё Moskё. Dhe Princi Felipe i Asturias sot do tё ishte diçka si Princi Leka i Shqipёrisё, duke qenё i lumtur nёse Republika paskomuniste spanjolle do t’ i jepte babait tё tij ndonjё pallat ku tё fusnin kokёn tё dy, si dhe ndonjё punё sa pёr tё marrё njё rrogё.
Atёherё ndoshta romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” do ta kishte shkruar ndonjё shkrimtar komunist spanjoll, para Kadaresё, me rastin e vajtjes sё ndonjё gjenerali italian nё Spanjё pёr tё marrё eshtrat e atyre 4000 ushtarёve italianё qё u vranё nё Spanjё duke luftuar kundёr komunistёve gjatё luftёs civile spanjolle. Musolini çoi nё Spanjё mbi 50 000 ushtarё si dhe njё sasi shumё tё madhe armatimesh dhe furnizimesh tё tjera, tё cilat sё bashku me ndihmёn ushtarake tё çuar nga Hitleri qenё vendimtare pёr fitoren e krahut antikomunist nё luftёn civile nё Spanjё.
Unё e kuptoj qё Princin e Asturias, babain e tij, Mbretin e Spanjёs, dhe qeverinё spanjolle kur nuk i pёrkujtojnё dhe falenderojnё sot ushtarёt italianё dhe gjermanё qё luftuan pёr ta shpёtuar Spanjёn nga komunizmi, por nuk i kuptoj dot kur i poshtёrojnё ata duke i dhёnё njё çmim kaq tё lartё pёr Spanjёn shkrimtarit qё ka shkruar njё roman kaq poshtёrues si “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” pёr ata qё e shpёtuan Spanjёn nga diktatura komuniste. Se romani “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur”, duke qenё i zhanrit tё demonologjisё sё propagandёs komuniste, ёshtё gjёja mё poshtёruese, demonizuese, qё ёshtё shkruar nё historinё e letёrsisё botёrore pёr tё vdekurit e njё vendi tjetёr, qoftё edhe tё konsideruar armiq, shumё vite pas luftёs. Edhe pse qё nё kohёn e Stalinit nё Bashkimin Sovjetik Britania e Madhe, Franca, SHBA etj., tёrhoqёn pa bujё eshtrat e ushtarёve tё tyre tё vrarё nё Rusi gjatё luftёs civile nё kёtё vend, letёrsia staliniste sovjetike nuk prodhoi njё roman kaq monstruoz. Madje kjo gjё nuk u bё as pas Luftёs sё Dytё Botёrore kur Gjermania dhe Italia tёrhoqёn nga Bashkimi Sovjetik eshtrat e ushtarёve tё tyre tё vrarё atje. Romani i Kadaresё duket edhe mё absurd, nё vetёlavdёrimin qё u atribuon shqiptarёve, pёr vrasjen e ushtarёve italianё, pёr faktin se pjesa mё e madhe e ushtarёve italianё tё vrarё nё Shqipёri, nuk qenё vrarё nga antifashistёt shqiptarё, por gjatё Luftёs Italo-Greke qё u zhvillua nё territorin shqiptar, si dhe qenё pushkatuar nga gjermanёt pas kapitullimit tё Italisё.
Ushtarёt italianё, por dhe gjermanё qё fyhen nё romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” u pёrkasin atyre dy ushtrive qё luftuan pёr ta shpёtuar Spanjёn nga diktatura komuniste. Duke parё se nё ç’ vend i mrekullueshёm ёshtё Spanja sot, ёshtё sigurisht pёr tё ardhur keq qё nё Luftёn e Dytё Botёrore nё Shqipёri italianёt dhe gjermanёt nuk u impenjuan aq seriozisht sa nё Spanjё pёr t’ i eliminuar komunistёt. Nёse do tё kishte ndodhur kёshtu, sot Shqipёria nuk do tё kёrkonte liberalizim vizash nga Bashkimi Europian, por do tё kishte qenё anёtare e tij prej shumё vitesh.
Gjёja tjetёr monstruoze nё romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur”, qё duhet ta kishte bёrё tё ndjeshёm Princin e Asturias, ёshtё se atje fyhen rёndё priftёrinjtё katolikё. Nё fakt, pavarёsisht nga titulli i romanit, personazhi kryesor atje nuk ёshtё gjenerali, por prifti qё e shoqёron atё. Nёse gjenerali paraqitet si komandanti i ushtrisё sё vdekur, prifti paraqitet si komisari politik i tij. Prifti paraqitet si njё njeri qё i urren shqiptarёt dhe qё ka dashur gjithmonё asgjёsimin e kombit shqiptar. Personazhi i priftit ёshtё letrarizim i urrejtjes sё regjimit komunist shqiptar ndaj klerit katolik dhe Vatikanit. Madje nё personazhin e priftit duket qartё se ёshtё paraqitur njё person real, shumё i urryer nga regjimi. Prifti paraqitet nё roman si njё jezuit, i cili kishte jetuar shumё vite nё Shqipёri para Luftёs sё Dytё Botёrore dhe gjatё saj, dhe qё kishte studiuar thellё jetёn, historinё, doket e shqiptarёve. Ky personazh i korrespondon njё personi real qё ёshtё jezuiti italian Giuzeppe (Zef) Valentini (1900-1979), shumё i urryer nga regjimi komunist, pёr shkak se shkruante dhe fliste kundёr tij edhe nё atё kohё. Por, e tepёrt tё thuhet, nuk ishte At Valentini ai qё e shoqёroi gjeneralin nё Shqipёri, por ishte njё kapelan ushtarak, siç ishte rregulli.
Personazhi i priftit nё romanin “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur” ёshtё produkti mё monstruoz dhe keqdashёs i letёrsisё botёrore tё realizmit komunist nё gjithё historinё e saj, sa u pёrket klerikёve, aq tё demonizuar nё kёtё letёrsi. Ismail Kadare ёshtё shkrimtari qё ka krijuar njё demonologji tё tёrё nё veprёn e vet sa i pёrket priftit katolik. Prifti katolik i demonizuar ёshtё personazhi mё i rёndёsishёm nё veprёn e Kadaresё. Nё romanin “Dasma”, prifti katolik ia jep malёsorit filxhanin e kafes duke e kaluar nёn kёmbёn e ngritur, sipas zakonit poshtёrues pё rata qё nuk kishin marrё gjakun. Kjo e bёn malёsorin qё tё niset fill e tё vrasё atё me tё cilin ishte nё gjak. Nё “Prilli i thyer” prifti katolik ёshtё ai qё studion shkaqet e rёnies sё numrit tё vrasjeve pёr gjak dhe kёrkon t’ i nxitё ato qё tё shtohen fitimet nga taksa e supozuar e gjakut.
Duke nderuar Ismail Kadarenё, aq mё tepёr nё Oviedo, Princi i Asturias ka poshtёruar nё radhё tё parё tё gjithё ata klerikё spanjollё qё u vranё nga komunistёt gjatё luftёs civile. Pёr ta, Paul Claudel do tё shkruante poezinё e famshme:
“Motёr Spanjё, e shenjta Spanjё- ti e bёre zgjedhjen pa ngurrim,
Njёmbёdhjetё ipeshkvё, gjashtё mijё priftёrinj tё masakruar-asnjё femohim”.
Ai mund tё kishte shtuar edhe 283 murgesha tё vrara. Shumё prej kёtyre priftёrinjve e murgeshave u vranё pikёrisht nё Oviedo, ku Princi i Asturias i dorёzoi çmimin Kadaresё. Nё Altarin e Kombit qё gjendet nё Valadolid, njё qytet jo larg Oviedos gjenden emrat e 54 594 civilёve tё vrarё nga komunistёt, tё cilёt gjithsej vranё 90 000 spanjollё.
Ceremonia nё Oviedo ku Kadare ishte pёrsёritje nё trajtё farse tragjike e kongresit tё shkrimtarёve qё Comintern organizoi nё Madrid nё 1937, nё kulmin e luftёs civile, ku shkrimtarё me prirje komuniste nga e gjithё bota u ftuan nё Spanjёn komuniste pёr tё gjetur frymёzimin pёr tё shkruar vepra qё do t’ i shёrbenin propagandёs sё Cominternit.
Aspekti mё qesharak i kёsaj historisё sё Çmimit “Princi i Asturias” qё mori Kadare ёshtё fakti se nё sallёn ku u bё ceremonia kishte mё shumё njerёz se sa ka Kadare lexues nё Spanjё. Ёshtё vёshtirё qё tё ekzagjerosh nё kёtё pikё, pёr faktin se nuk u tha asgjё pёr atё se cili ёshtё libri mё i shitur i Kadaresё nё Spanjё dhe sa kopje ёshtё shitur ai, dhe nё pёrgjithёsi sa kopje janё shitur librat e Kadaresё nё Spanjё. Spanja ёshtё njё vend ku funksionon ligji dhe ku regjistrohet pёr arsye fiskale çdo libёr i shitur. Kёshtu qё juria qё dha çmimin e dinte mirё se sa kopje nga librat e Kadaresё janё shitur nё Spanjё, por parapёlqeu tё mos e bёnte tё ditur kёtё gjё. Pёrndryshe ajo qё u bё e ditur me tё madhe ishte se sa para mori Kadare me kёtё çmim! Kёtu ёshtё e lejueshme tё nxirret pёrfundimi se spanjollёt kanё shpenzuar pёr blerjen e librave tё Kadaresё shumё mё pak para se ç’ u kushtoi atyre trilli i princit trashёgimtar pёr t’ i dhёnё Kadaresё çmimin me emrin e tij.
Cila ёshtё arsyeja pёr tё cilёn njё shkrimtari i jepet njё çmim nё njё vend dhe nё tё njёjtёn kohё mbahet sekret numri i kopjeve tё shitura tё librave tё kёtij autori nё atё vend? Arsyeja nuk mund tё jetё pёrveçse politike, aq mё tepёr ku personi emrin e tё cilit mban çmimi nesёr do tё jetё kryetar i shtetit nё Spanjё. Unё guxoj tё them se arsyeja pёr tё cilёn Kadaresё iu dha ky çmim nё Spanjё ёshtё diversioni i historic qё bёjnё qarqet antishqiptare ndёrmjet Shqipёrisё dhe Kosovёs. Derisa Spanja ёshtё vendi perёndimor qё mё sё shumti e kundёrshton pavarёsinё e Kosovёs (Greqinё dhe Qipron greke nuk mund t’ i llogaris si vende perёndimore), atёherё pёr kompensim i jepet ky çmim njё shkrimtari nga Shqipёria, nё mёnyrё qё t’ u thuhet shqiptarёve tё kёtej kufirit se nuk kemi gjё me ju, por e kemi vetёm me ata nё Kosovё. Kjo ka qenё politika tradicionale serbe, e induktuar tashmё edhe nё Madrid. Kuptohet se serbёt, nё pritje pёr tё mbaruar punё me shqiptarёt e Kosovёs, u kishin (kanё) rezervuar tё njёtin fat edhe shqiptarёve tё kёtej kufirit, kёtё herё nё aleancё me grekёt.
Unё jam i sigurt se juria qё i dha çmimin “Princi i Asturias” Kadaresё ёshtё e bindur se ai nuk meritonte jo mё kёtё, por as edhe njё çmim local nё Spanjё apo edhe gjetiu. Unё jam i sigurt se juria e ka tё qartё se Kadare nuk ёshtё shkrimtar, nё kuptimin serioz tё kёsaj fjale, por mё tepёr ka qenё njё letrarizues i shablloneve tё propagandёs sё regjimit komunist shqiptar. Kadare do tё duhet tё shpjegojё se pёrse ai qё nё moshёn 45 vjet pushoi sё shkruari romane voluminoze. Romani i tij i fundit voluminoz, “Koncert nё fund tё dimrit” i pёrfunduar nё 1981, u botua nё 1988. A mundet qё njё shkrimtar, i cili pёr pjesёn mё tё madhe tё jetёs kishte jetuar nё njё diktaturё komuniste, t’ i rezistonte joshjes pёr tё shkruar njё roman voluminoz gjatё 19 viteve qё ka jetuar nё liri tё plotё? Sigurisht qё jo! Atёherё pёrse Kadare nuk e ka shkruar njё roman tё tillё? Kёtu ёshtё e vёshtirё tё mos dyshosh se dy romanet voluminoze tё Kadaresё janё vepra kolektive tё shkruara nga shkrimtarё tё burgosur, tё internuar, ose qё nuk lejohej botimi nga regjimi, si Vedat Kokona me shokё.
Por, edhe sikur Kadare t’ i ketё shkruar vetё dy romanet e veta voluminoze, “Dimri i vetmisё sё madhe” (“Dimri i madh” dhe “Koncert nё fund tё dimrit”), kjo vetёm se e kompromenton atё si propagandist tё regjimit. Nё kёto dy romane tё Kadaresё paraqitet historia e prishjes sё marrёdhёnieve mes Shqipёrisё dhe Bashkimit Sovjetik, respektivisht Kinёs, jo ashtu siç ka ndodhur, por ashtu siç do t’ i pёlqente Enver Hoxhёs tё kishte ndodhur. Nё romanin e Kadaresё pёr prishjen sovjeto-shqiptare del sikur pas ftohjes sё marrёdhёnieve mes dy palёve me rastin e mbledhjes sё Bukureshtit, sovjetikёt vendosin tё marrin nёn kontroll me forcё bazёn ushtarake tё Vlorёs, dhe se marrёdhёniet diplomatike sovjeto-shqiptare ndёrpriten zyrtarisht nga pala shqiptare nё dimrin pas Mbledhjes sё Bukureshtit. Kur e vёrteta ёshtё se sovjetikёt vendosёn tё largohen nga baza e Vlorёs, gjё qё Hrushovi ia tha Enver Hoxhёs gjatё takimit tё tyre nё Moskё (Kadare nё roman falsifikon dialogun qё u botua nё Vepra 19 e Enver Hoxhёs), se marrёdhёniet diplomatike i ndёrpreu e para pala sovjetike nё fund tё vitit 1961. Kjo ёshtё njёlloj sikur Shollohovi tё kishte shkruar njё roman pёr Luftёn e Dytё Botёrore ku tё pёrshkruheshin gjёrat sikur Stalini e refuzonte ofertёn e Hitlerit pёr paktin famёkeq mes dy vendeve, tё nёnshkruar nё Moskё!
E njёjta lojё bёhet dhe tek romani “Koncert nё fund tё dimrit” ku gjёrat paraqiten sikur prishja shqiptaro-kineze erdhi disa muaj pasi u njoftua se presidenti amerikan amerikan do tё vizitonte Kinёn (1971), kur kjo prishje ndodhi shtatё vjet mё vonё dhe u bё nga kinezёt dhe jo nga Enver Hoxha. Imagjinoni sikur Shollohovi tё shkruante njё libёr ku tё tregohej se nё Luftёn e Dytё Botёrore nuk kishte pasur fare takime tё Stalinit me Roosevelt dhe Churchill, as koalicion sovjeto-britaniko-amerikan dhe se Stalini e fitoi luftёn i vetёm!
Ismail Kadare pёr kёto gjёra shfajёsohet duke thёnё se ai bёn letёrsi, por problemi ёshtё se ai nё letёrsinё e tij sistematikisht tjetёrson historinё e Shqipёrisё, nё pikat mё delikate tё saj. Nёse Kadare do tё trillonte ngjarje dhe personazhe duke i vendosur nё mjedis utopik letrar, kjo nuk do tё kishte asgjё tё keqe, por ajo qё bёn ai i ka tё gjitha tё kёqijat. Vepra e Kadaresё ёshtё njё demonologji pёr kombin dhe njeriun shqiptar. Shembulli mё i mirё i kёsaj ёshtё “Prilli i thyer” ku e gjithё Shqipёria e Veriut, nё dy anёt e kufirit, paraqitet sikur edhe nё vitet tridhjetё tё shekullit XX ёshtё nёn pushtetin kanunor tё njё princi mesjetar qё paraqitet si Drakula, sikur mban Librin e Gjaqeve nё kullёn e tij, dhe atje shkojnё tё gjithё ata qё kryejnё vrasje pёr gjakmarrje qё tё paguajnё taksёn e gjakut. Princi i gjakmarrjes, sё bashku me priftёrinjtё katolikё, mendojnё ditё e natё si tё nxitin gjakmarrjen pёr tё rritur tё ardhurat nga taksa e gjakut. Kur e vёrteta ёshtё se nuk ka pasur as libёr tё gjaqeve, as taksё tё gjakut dhe as njё princ qё tё kishte njё pushtet tё tillё nё dy tё tretat e hapёsirёs shqiptare. Ky roman ёshtё demonologjia mё e tmerrshme qё ёshtё shkruar ndaj kombit dhe njeriut shqiptar.
Po “Pallati i ёndrrave”, do tё thonё ithtarёt e Kadaresё. Por ёshtё e qartё se “Pallati i ёndrrave” nuk ёshtё gjё tjetёr veçse “Ёndrra e pallatit” tё diktatorit, tё cilёn Kadare e letrarizoi, duke ia çuar si kumt tё pёrpunuar Perёndimit.
Pёr ta mbyllur kёtё shkrim me njё tjetёr ngjarje qё ka ndodhur pikёrisht nё tetor, nё fillim tё luftёs civile nё Spanjё, dhe kёtu fjalёn e kam pёr episodin nё Universitetin e Salamankёs, nё 12 tetor 1936, nё mbledhjen e pёrkujtimit tё ditёs kur Kristofor Kolombi arriti nё Amerikё qё ёshtё festё nacionale nё Spanjё, e njohur si Dia de la Raza. Atje shkrimtari dhe studiuesi i njohur spanjoll Miguel Unamuno pati njё incident me gjeneralin nacionalist Millan Astray. Miguel Unamuno, i cili njihej pёr ndjenjat e tij kundёr nacionalistёve antikomunistё, kishte shkuar megjithatё nё krah tё gruas sё shefit tё krahut antikumonist, Gjeneralit Franco. Miguel Unanomo, nё mёnyrё krejt tё pandershme, shkaktoi njё incident nё kohёn qё Gjenerali Millan Astray bёri ritin tradicional tё pёrshёndetjes sё Legjionit Spanjoll, tё famshёm nё botё. Riti pёrfshinte fjalёt “Rroftё Vdekja” derisa çdo legjionar e quante veten dhёndёrr tё vdekjes. Deri mё atёherё riti nuk kishte shqetёsuar asnjё njeri nё Spanjё, por tashmё qё Legjioni luftonte nё krahun antikomunist, dhe slogani i tij ishte pёrvetёsuar nga krejt forcat antikomuniste spanjolle, e gjithё kjo fitonte njё simbolikё tjetёr. Unamuno e quajti thirrjen si nekrofili, çka shkaktoi zemёrimin e gjeneralit Astray qё thirri: Vdekje inteligjencёs! Shkrimtari antikomunist Jose Maria Peman u çua dhe thirri: Jo! Rroftё inteligjencia! Vdekje intelektualёve tё kёqinj!
Unamuno reagoi duke iu drejtuar gjeneralit: Ju do tё fitoni se jeni shumё brutalё, por nuk do tё bindni!
Koha do tё tregonte se komunistёve spanjollё nuk u mungoi brutaliteti nё kёtё luftё, tё cilёn e humbёn se pёr shkak se pala tjetёr pati mё tepёr ndihmё tё huaj, nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste. Ndryshe nga ç’ profetizoi Unamuno, antikomunistёt spanjollё fituan dhe bindёn dhe provё pёr kёtё ёshtё Spanja e sotme, tё cilёn kur Franco e dorёzoi nё 1975, pas 40 vjetёsh sundimi, nuk provoi asnjё nga vёshtirёsitё e vendeve komuniste pёr tё bёrё tranzicionin. Gjenerali Astray kur kёrkonte vdekjen e intelektualёve e kishte fjalёn pёr intelektualёt e kёqinj, ata qё donin ta bёnin Spanjёn diktaturё komuniste, si shkrimtari, Frederico Garcia Lorka, apo si Julien Benda qё nё librin e tij tё famshёm “La Trahison de clercs” (i pёrkthyer saktё nё anglisht me titullin “Tradhtia e intelektualёve”) kishte bёrё apel pёr angazhimin politik tё intelektualit, nё sens majtist. Julien Benda do tё shkonte nё Madridin e kontrolluar nga komunistёt, pak kohё pas ngjarjes nё Universitetin e Salamankёs, pёr tё marrё pjesё nё Kongresin e shkrimtarёve tё organizuar nga Cominterni, si farsё propagandistike, duke treguar se cfarё kuptonte ai me intelektualin e angazhuar. Intelektual i angazhuar i Benda ishte njё luftёtar se ky gjatё vizitёs nё Spanjё, kur shkoi nё front, do tё qёllonte dhe me mitraloz nga llogoret komuniste. A kishte faj pra Gjenerali Astray kur kёrkonte vdekjen e intelektualёve tё tillё? Gjenerali Astray dhe shokёt e tij tё armёve i bёnё njё shёrbim tё mirё Spanjёs duke e pastruar nga intelektualёt e kёqinj. Por sot, ata qё pёrfituan nga kjo, si Princi Felipe, jetojnё me kompleksin e fajit pёr kёtё gjё, prandaj u japin çmim njerёzve si Kadare, intelektualёve tё kёqinj demonologё.
Ironia ёshtё se Ismail Kadare ёshtё njё shkrimtar i vdekur, ekuivalenti letrar i impianteve tё mёdha industriale tё regjimit komunist qё vdiqёn bashkё me tё, me dёshtimin me sistemit komunist. Ismail Kadare qё mori çmimin nё Oviedo ishte njё zombie-shkrimtar, i ngjallur nga “vuduizmi” i llojit tё jurisё sё Çmimit “Princi i Asturias”. Miguel Unamuno, megjithё fjalёt qё i tha gjeneralit Astray doli i gjallё nga mbledhja dhe nuk pati asnjё pasojё, por vdiq nё shtratin e vet, nё shtёpi. A do tё kishte ndodhur kjo gjё me njё intelektual qё do t’ u fliste nё kёtё homologёve komunistё tё gjeneralit Astray? Gjenerali Astray e pёrmbajti veten dhe me kortezinё proverbiale tё aristokratit spanjoll i tha Unamunos 72 vjeçar: Merr krahun e zonjёs! Kjo do tё thoshte qё ai tё largohej i qetё, ashtu siç kishte ardhur nё krah tё zonjёs qё ishte me tё dhe qё kishte nodhur tё ishte gruaja e shefit tё Gjeneralit Astray. Zonja i zgjati krahun Unamunos dhe tё dy u larguan nga salla.
Sikur kjo skenё tё ishte pёrsёritur me Ismail Kadarenё nё ceremoninё e mbajtur nё Oviedo, kjo do t’ i kishte bёrё nder Spanjёs.
2009
kmyftaraj@yahoo.com
kmyftaraj@yahoo.com
0 responses so far ↓
There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.
You must log in to post a comment.