200 zëhollët e Sorosit si 200 petritat e Enverit
Prej mëse një jave Veliaj &CO deklaroi se OJF G99 do të kthehet në Parti Politike. Në fakt po ashtu si rasti i Fondacionit Besa që operoi prej vitesh pa licencë në tregun bankar duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të fajdesë duke siguruar një normë fitimi 1 milionë me 150 milionë dollarë, edhe Shoqata G99 u mundua të operojë në tregun politik si një shoqatë jofitimprurëse me qëllim fshehjen e burimeve të fondeve dhe mos detyrimin për transparencë përballë Kontrolllit të Lartë të Shtetit siç e kërkon edhe ligji për partitë politike.
Prej mëse 1 viti partia e Velisë shpenzoi çerek milioni euro të shoqërisë civile dhe të burimeve të tjera të fshehta duke mos bërë asnjëherë transparencë por vetëm duke prodhuar slogane dhe terma populiste deri në idiotësi të tipit “aksionarë” apo “kontribute të studentëve dhe pensionistëve”. Paratë që përdori grupi sorosian i Velisë vinin nga disa projekte të MJAFT dhe nga “ndihma” të disa biznesmenëve “idealiste” që nuk i kërkojnë asnjë kompensim Velisë ps zgjedhjeve (!). Në fakt biznesmenët shqiptare e dinë që Veliaj është politikan shterp dhe që nuk ofron asgjë për të ardhmen por është hija e Edi Ramës që i detyron të paguajnë miliona për grupin karnavalesk zëhollë të G99.
Vetëm një javë më parë, Veliaj zhgënjeu dhe të fundit gazetarë shqiptarë që i mbushnin mëndjen vetes se Veliaj ishte në gjendje të qulloste ndonjë gjë në tregun politik. 365 ditët e sprovës së G99 janë një ndër rastet më tipike të dështimit që mund të ketë pasur ndonjë parti politike në Shqipëri në aspektin organizativ dhe rekrutues. Përrallat e mëdha të një viti më parë të Velisë të reklamuar nga media e Tiranës e kontrolluar nga paratë dhe njerëzit e Soros se ai do të mblidhte ajkën e kombit rezultuan një dështim total të Shtunën e kaluar. Në sallën e Hotel Tiranës që me zorr mban 200 vetë, të vetmit kapacitete të reja të Shqipërisë ishin rrogëtarët zëhollë të spinoffeve të Soros. Dhe këta ishin a nuk ishin 20 vetë. Të tjerët ishin kalamaj dhe studentë të programit të debatit që flejnë në hotelet më të shtrenjta me paratë e Soros. Kjo “elitë” e re e Shqipërisë ishte shumë larg limitit minimal të formimit të një partie që përcaktohet në ligj (500 persona). Por Velias i duhet ende shumë punë për të siguruar të paktën 500 firma (0.04% e elektoratit apo 2 % e votave për një deputet të vetëm që në rastin e proporcionalit rajonal reduktohet dri në 0.6 % e një deputeti). Zhgënjimi me emrin Veliaj në radhë të parë është një zhgënjim për vetë Soros por kjo është një histori tjetër se si Remzi Lani, Edi Rama, Piro Misha, Milva Ekonomi, Valdete Sala, Henri Çili etj, etj, gënjejnë vetë Jonas Rolet, mëkëmbsin e superpaguar të Soros për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.
Tashmë loja e Veliajt është të bëjë sikur ka forcë politike nga mbrapa që ndërkohë të thithë sa më shumë para dhe të luajë rolin e pisqollës politike ndërkombëtare dhe mediatike të Ramës dhe Soros në gjirin e të majtës. G99 është një parti fantazëm ende e paregjistruar në Gjykatën e Tiranës pasi nuk mbledh dot as 500 firma.
Por Problemi këtu qëndron diku tjetër. 200 petritat zëhollë (kusht për tu bërë lider te G99) janë një shifër që pengon haptaz pastrimin e parave të pista të G99. Sepse nëse do ti referohemi budallallëkut për financim nga kuotizacioni i G99 paratë e tyre nuk dalin as për të prodhuar një fletëpalosje të vetme. Sepse G99 ësht një parti milionere dhe sipas ligjit të partive politike çdo parti duhet të bëjë transparente fondet para fushatës te Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në momentin e fushatës elektorale ajo është e detyruar që të publikojë pikërisht burimin e financimeve dhe dokrrat me aksionerë nuk i hajnë as banorët e pallatit të vet e le më institucionet.
Për këtë arsye Veliaj ka filluar një praktikë të re mashtrimesh publike mbi burimin e parave të pista të partisë private të Soros në Shqipëri.
Shifra prej 8000 anëtarësh e prezantuar të Premten në dt 6 Shkurt në Vizion Plus në emisionin proVeliaj “Zonë e Lirë” (në fakt vetëm 3 javë më parë u deklaruan 10 mijë anëtarë te Televizioni Neës 24) është një lojë për të pastruar burimin e parave të pista të parave të G99. Loja e ndyrë që po luan Veliaj me transparencën që nuk e ka njohur kurrë në jetë dhe këtë e ka mësuar nga punëdhënësit e tij të vërtetë, synon të fshehë burimin real të superfinancimeve të G99.
2 muaj më parë Gazeta Sot publikoi skemën e pastrimit online të parave të G99 e cila realizohej nëpërmjet një biznesi të dyshimtë në Shqipëri të regjistruar nga Endrit Kromidhja, ish-financier i Lëvizjes MJAFT dhe konsulent financiar i Fondacionit MJAFT (fondacion që ka dhënë kredi me përqindje dhe një ditë zhduku 300 mijë eurot e ndërkombëtarëve dhe gjithë dokumentacionin e vetë Fondacionit bashkë të gjitha asetet e tjera). Sipas investigimit të Gazetës Sot rezultonte që burimet e dhurimeve online të Grupimit G99 realizoheshin nëpërmjet ndërmjetësisë së garantuar të biznesit gjoja amerikan Mozaik sh.p.k. i cili ka të njëjtën adresë prezantimi me zyrën e biznesit të paligjshëm të vëllait të Erjon Velisë Grafik Propaganda. Vetë Grafik Propaganda është në tjetër një vrimë e zezë e parave të familjes Veliaj e cila ka prodhuar me shumicë fatura qindramilionësh për MJAFTin dhe ka bërë biznes të paligjshëm me komapni duhani, bastesh etj pa paguar as edhe një taksë të vetme në zyrat e tatim taksave, pasi nuk është regjistruar kurrë si biznes i ligjshëm por është fshehur nëpërmjet vulës së spinoffit sorosian Shoqatës Fshati Urban. Siç rezultoi nga investigimi i Gazetës Sot, Mozaik sh.p.k. realizon një lojë të pisët të pastrimit të parave të G99 pasi duke përdorur një faqe interneti e cila nuk tregon se në cilën Bankë derdhen paratë e Veliajt, dhe qarkullimi i parave realizohet me karta krediti, pa dyshim që numri bankar i G99 vetëm në Shqipëri nuk mund të jetë. Ndërkohë që me lojën inflacioniste të 8000 anëtarëve që paguajnë Veliajn po përgatitet loja e pastrimit të parave të pista të G99 që burojnë në mënyr ëtë paligjshme nga donacionet ndërkombëtare për shoqërinë civile dhe nga bizneset që financojnë underground Velinë & Co. Siç e di çdo shqiptar, 8000 anëtarë për një parti është shumë dhe Veliaj i cili deklaroi 8000 anëtarë edhe për MJAFTin në median e huaj nuk mblodhi dot në protestat e tij as 30 vetë me përjashtim të rasteve kur opozita i dërgonte militantë (fakte të denoncuara nga vetë organizatorët e opozitës). Sot Veliaj duke u fshehur pas shifrave fiktive shpik teorinë se 8000 anëtarët e MJAFTit shkuan te G99 çka i bie që e gjithë puna organizative e deritanishme e G99 paska qenë punë e vetë MJAFTit. Në fakt ky është një komprometim i ri përballë ndërkombëtarëve për paratë e tyre te MJAFT. Në fakt as MJAFT dhe as G99 nuk kanë pasur kurrë anëtarësi 4 shifrore. Ata as që e njohin një fat të tillë dhe kurrë nuk do ta kenë pasi janë struktura impotente të njerëzve të paaftë që nuk dinë të bëjnë bashkë as 500 vetë pasi janë dështakë të lindur që nuk kanë asnjë shans të fitojnë besimin e njerëzve dhe për këtë kanë dështuar 6 vjet me radhë. Gjysma e anëtarëve të G99 janë nxënës të shkollave të mesme ndërsa gjysma tjetër janë studentë dhe tek tuk edhe ndonjë pak më i rritur, por të gjithë bashkë nuk bëjnë dot as 500 vetë.
Pse zgjodhi Veliaj biznesin Mozaik sh.p.k. për të pastruar paratë e pista të G99
Sipas të dhënave të faqes zyrtare të G99 (ëëë. Erion Veliaj me vëllain e tij ka shpikur një teknikë të re të fshehjes së burimeve financiare të partisë së tij milionere. Veliaj ka krijuar një derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt një biznesi privat me qendër në SHBA Mozaik.shpk me Adresë: 3450 Acworth Due West Rd, në, Suite 150, Acëorth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresë në Tiranë Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon në Shqipëri në fusha të shit-blerjes online dhe një ndër fushat e shërbimeve të saj është edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse është zgjedhur nga Veliaj ky biznes për të derdhur paratë e G99 është shumë e thjeshtë. Mjafton të lexosh politikën e privacisë së këtij biznesi dhe kupton shumë:
“Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.
Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone
Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.
Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”
Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur këtë kompani për të derdhur paratë e G99 online është pikërisht garancia që ka ai për të ruajtur në mënyrë sekrete llogarinë bankare të G99, e cila në mënyrë krejtësisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Në asnjë të dhënë nuk jepet një numër bankar se ku përfundojnë paratë e G99. Nuk tregohet asnjë bankë apo nr bankar brenda apo jashtë Shqipërisë se ku depozitohen këto para. Por ajo që është më kryesorja është se burimet nga mund të financohet G99 mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë dhe kjo është një shkelja e hapur e ligjit shqiptar për mbështetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund të kontribuojnë për forcën politike të Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar për partitë politike është shumë i qartë: nuk lejohet asnjë mbështetje nga jashtë. Ndaj dhe Veliaj me një gur ka vrarë 3 zogj. Duke zgjedhur një biznes amerikan që ruan me përpikmëri privacinë e klientit (G99 së Velisë), nuk lejon asnjë informacion mbi sasinë dhe kontribuuesin e transfertave financiare të klientit dhe aq më pak destinacionin e tyre. Kështu nuk prezantohet as minimumi i transparencës financiare, që është numri bankar ku depozitohen këto para. Veliaj ka krijuar kështu partneritet me një biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund të tregojë se ku i dërgon sepse ka kontratë privacie me maestron Veliaj. Siç shihet edhe nga faqja e internetit të Mozaik.shpk, ky biznes që është krijuar në Shqipëri, një vit pas krijimit të MJAFT, drejtohet nga një biznesmen amerikan dhe është i fokusuar në shërbime shit-blerjesh online. Klienti më i ri i tij është Erion Veliaj dhe G99, të cilët përdorin Mozaik.sh.p.k për të kryer transferta financiare të cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.
marre nga: Agjensia e Lajmeve “SOT”
0 responses so far ↓
There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.
You must log in to post a comment.